Kryeparlamentari Meta vizitë 3-ditore në Greqi: Vizita do t’i shërbejë intensifikimit konkret të bashkëpunimit ndërparlamentar

445
Sigal

 Gazeta Telegraf/

Kryetari
i Kuvendit z. Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare në Greqi me ftesë të
Presidentit të Parlamentit të Greqisë z. Nikolaos Voutsis

 

Kryetari
i Kuvendit z. Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare në Greqi në krye të një
delegacioni parlamentar shqiptar me ftesë të Presidentit të Parlamentit të
Greqisë, z. Nikolaos Voutsis.

Përveç
homologut të tij grek, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta do të pritet edhe nga
Kryeministri i Greqisë z. Alexis Tsipras, Ministri i Punëve të Jashtme z. Nikos
Kotsias dhe Presidenti i Greqisë z. Prokopis Pavlopoulos.

Gjatë
qëndrimit të tij në Greqi, Kryetari i Kuvendit Meta do të takohet edhe me
përfaqësues të partive kryesore politike parlamentare si dhe me përfaqësues të
komunitetit shqiptar në Athinë.

Gjatë
kësaj vizite 3 ditore zyrtare në vendin fqinj, Kryetari i Kuvendit Meta
shoqërohet prej Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Arta Dade,
Kryetarit të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin z.
Eduard Shalsi, dhe deputetët z. Anastas Angjeli (PS), z. Fatmir Toçi (PS), z.
Gjergji Papa (PD), z. Vangjel Tavo (LSI) dhe z. Vangjel Dule, Kryetar i Partisë
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).

Para
nisjes nga Tirana, z. Meta u shpreh:

“Marrëdhëniet
mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie që shkojnë përtej kontakteve
politike që gëzojmë mes dy vendeve tona. Miqësia jonë bazohet në shekuj
mirëkuptimi dhe shkëmbimesh mes dy popujve tanë që kanë kaq shumë të
përbashkëta. Besoj se vizita jonë në Athinë do t’i shërbejë intensifikimit konkret
të bashkëpunimit ndërparlamentar i cili është i rëndësishëm për të gjithë
bashkëpunimin tonë politik dhe ekonomik, dhe që ne dëshirojmë t’a avancojmë me
vullnet të plotë në çdo nivel në të ardhmen”.