Kryeparlamentari Meta takim me ambasadorin e Algjerisë: Bashkëpunimi mes dy vendeve në nivelin politik, ekonomik, edhe kulturor

457
Sigal

 

Kryetari
i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në takime të veçanta Ambasadorin e
Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës Islamike të Iranit, z. Gholamhossein
Mohammadnia dhe Ambasadorin Jo-rezident të Republikës Popullore të Algjerisë,
z. Noureddine Bardad-Daidj

Kryetari
i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në një takim kortezie me rastin e marrjes së
detyrës Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Islamike të
Iranit, z. Gholamhossein Mohammadnia rezident në Tiranë.

Ambasadori
i Republikës Islamike të Iranit i përcolli Kryetarit Meta përshëndetjet e
homologut të tij iranian, z. Ali Rajani dhe u shpreh i kënaqur nga mikpritja në
Shqipëri.

Po
sot, Kryetari i Kuvendit , z, Meta priti edhe Ambasadorin Jo-rezident të
Republikës Popullore të Algjerisë, z. Noureddine Bardad-Daidj.

Z.
Meta i uroi Ambasadorit Bardad-Daidj mirëseardhjen dhe suksese në misionin e
tij, duke e siguruar atë për një bashkëpunim më të ngushtë parlamentar në të
ardhmen.

Shtrirja
e bashkëpunimit mes dy vendeve, jo vetëm në nivelin politik, por edhe në atë
ekonomik, kulturor dhe më gjerë u nënvizua nga Kryetari Meta.

Gjatë
takimi u diskutua edhe mundësia e një vizite të mundshme zyrtare e Kryetarit të
Kuvendit në Algjeri.