Kryeparlamentari Meta priti Kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës Elisabeth Guigou

406
Sigal

Kryetari  i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetaren
e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Elisabeth
Guigou, me të cilën vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike, ekonomike e
kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.

Kryetari
i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës
ndaj Shqipërisë dhe rikonfirmoi angazhimin për forcimin e dimensionit evropian,
frankofon dhe mesdhetar në rajonin tonë.

Duke
e falënderuar znj. Gigou për mbështetjen e të dy dhomave të Parlamentit të
Francës në integrimin evropian të Shqipërisë, z. Meta u shpreh se Shqipëria
mbështetet tek përkrahja e Francës në fazat e ardhshme të procesit të
integrimit, veçanërisht në hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin
Evropian.


këtë kuadër, z. Meta theksoi se Shqipëria do të avancojë me zbatimin e reformës
kyçe në sistemin e drejtësisë dhe do të punojë fort për përmbushjen e të gjithë
prioriteteve, duke vënë në dukje se Kuvendi po punon për reflektimin e
rekomandimeve të progres raportit të fundit të Komisionit Evropian në Planin e
Veprimit, veçanërisht për të rritur rolin mbikëqyrës dhe transparencën e
aktivitetit parlamentar.

Nga
ana e saj, znj. Guigou shprehu vlerësimin për arritjet e Shqipërisë sidomos në
reformën e drejtësisë dhe çmoi miratimin me konsensus si një arritje e një shembull
që duhet ndjekur edhe në miratimin e reformave me rëndësi kombëtare.

Kryetarja
e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës siguroi mbështetjen e
Francës edhe në të ardhmen për rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë në familjen e
Evropiane, vend të cilës Shqipëria i përket.


përfundim, z. Meta dhe znj. Guigou diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në
rajon, duke ndarë bindjen se Shqipëria ka një peshë të veçantë për mbarëvajtjen
e paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale, e cila lidhet ngushtë me sigurinë
e gjithë kontinentit.