Kryeparlamentari Meta pritet nga Presidenti i Grupit Parlamentar Socialdemokrat në Parlamentin Evropian, z. Gianni Pittella

409
Sigal


kuadër të vizitës së tij në Bruksel, kreu i Kuvendit, Ilir Meta u prit nga
presidenti i grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin
Evropian, Gianni Pittella. Meta e falënderoi Pittellen për mbështetjen e
fuqishme të grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian ndaj integrimit
evropian të Shqipërisë dhe në shërbim të perspektivës evropiane të Ballkanit,
si mundësia e vetme që forcon stabilitetin, prosperitetin dhe sigurinë në
rajonin tonë.

Presidenti i grupit të Socialistëve
dhe Demokratëve, Pittella duke vlerësuar rekomandimin pozitiv të Komisionit
Evropian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, shprehu mbështetjen e tij dhe
të grupit socialdemokrat për të avancuar në këtë drejtim. Meta u shpreh se në
Kuvendin e Shqipërisë është arritur progres substancial gjatë këtyre viteve,
duke vënë në dukje miratimin konsensual të reformës në drejtësi, ligjin e
dekriminalizimit dhe përmirësimin e transparencës dhe rolit mbikëqyrës së
Kuvendit.

Meta u shpreh se Kuvendi e ka
lexuar me vëmendje progres-raportin dhe mbetet i përkushtuar për reflektimin e
rekomandimeve të Komisionit, ku kryefjalë do të jetë implementimi i reformës në
drejtësi si një nevojshmëri për qytetarët shqiptarë.

Në këtë drejtim u vlerësua
mbështetja e vazhdueshme e eurodeputeteve socialdemokratë në Parlamentin
Evropian, të cilët kanë qenë gjithnjë në avangardë të zgjerimit të BE-së dhe
integrimit të vendeve të Ballkanit.