Kryeparlamentari Meta pritet nga anëtarë të Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman

375
Sigal

Gjatë
vizitës së tij në Berlin, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir
Meta, u prit në Komisionin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut nga deputetë të
SPD z. Norbert Spinrath, z. Christian Petry dhe z. Joachim Barchmann. 

Z.
Meta i falënderoi deputetët gjerman për vëmendjen që Komisioni i Çështjeve
Evropiane tregon ndaj Shqipërisë dhe njëkohësisht për mbështetjen e palëkundur
të deputetëve social-demokrat ndaj integrimit evropian të të gjithë
rajonit. 

Deputeti
i SPD, z. Norbert Spinrath, u shpreh se: “Ne si anëtarë të Komisionit jemi
të qartë se Ballkani është pjesë e Evropës dhe do të bëjmë gjithçka për t’ju
shoqëruar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Z.
Meta pasi i falënderoi deputetët e SPD për mesazhin e qartë mbështetës, vuri në
dukje se Shqipëria ka realizuar disa reforma të rëndësishme vitet e fundit ku
kryefjalë është paketa kushtetuese e reformës në drejtësi e cila u miratua në mënyrë
konsensuale në parlamentin shqiptar. “Siç u evidentua edhe nga progres
raporti i fundit i Komisionit Evropian, Shqipëria ka bërë progres dhe hapja e
bisedimeve për anëtarësim është një hap i natyrshëm i procesit të integrimit
evropian, sepse qëllimi ynë i përbashkët është si të forcojmë Evropën, me një
Ballkan tërësisht të integruar në të” – theksoi z. Meta.