Kryeparlamentari Meta pret Ministrin për Tërheqjen e Investimeve të Huaja të Maqedonisë, z. Arlind Zeqiri

516
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Kryetari i
Kuvendit, z. Ilir Meta, priti Ministrin për Tërheqjen e Investimeve të Huaja të
Maqedonisë, z. Arlind Zeqiri, me të cilin biseduan mbi forcimin e bashkëpunimit
mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në drejtim të promovimit të rajonit ndaj
komunitetit të investitorëve të huaj. 

Kryetari i
Kuvendit, Meta dhe Ministri Zeqiri ndanë bindjen e përbashkët se në kontekstin
aktual gjeopolitik botëror i gjithë rajoni i Ballkanit ka shanse më të mëdha
për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe në këtë kuadër, të dy vendet fqinje
duhet të punojnë më ngushtë për koordinimin e qasjeje rajonale për investimet
si dhe në përgatitjen e projekteve ndër-kufitare ku ndërlidhja infrastrukturore
mbetet prioritet.

Z. Meta u shpreh
se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë
profesionistë në qeverisjen e Maqedonisë dhe theksoi se cilësia e përfaqësimit
politik shqiptar në Maqedoni i shërben rritjes së zhvillimit ekonomik dhe
mirëqenies së zonave me popullsi shqiptare.

Në përfundim, z.
Meta rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj proceseve integruese
euro-atlantike të Maqedonisë dhe theksoi se 
mbarëvajtja e zgjedhjeve të dhjetorit do t’i shërbejë stabilitetit dhe
avancimit të këtyre proceseve.