Kryeparlamentari Meta pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Pavlo Klimkin

472
Sigal

Kryetari i Kuvendit z. Ilir
Meta priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës z. Pavlo Klimkin, me të
cilin vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta,
e vlerësoi këtë vizitë të Ministrit Klimkin në Tiranë si një moment shumë të
rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, dhe shprehu vullnetin e Kuvendit
të Shqipërisë për intensifikimin konkret të bashkëpunimit dypalësh. Në këtë
kuadër u vlerësua nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e ndërsjelltë të viza
ndërmjet dy vendeve.

Meta nënvizoi se populli ukrainas
gëzon mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në përpjekjet e tij për
demokraci, stabilitet dhe zhvillim dhe në këtë drejtim vuri në dukje se dy
parlamentet do ta intensifikojnë bashkëpunimin mes tyre në interes të forcimit
të miqësisë mes dy popujve tanë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës z. Pavlo Klimkin
shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë gjatë momenteve të krizës dhe
shprehu vullnetin për thellimin e shkëmbimeve tregtare, ekonomike dhe njerëzore
veçanërisht në fusha si turizmi, agro-përpunimi, bujqësia dhe arsimi.

Kryetari Meta dhe Ministri Klimlin
vlerësuan në përfundim kontributin e diasporës shqiptare në Ukrainë prej mbi
200 vitesh, duke e cilësuar këtë komunitet si një urë të rëndësishme
bashkëpunimi dhe miqësie.