Kryeparlamentari Meta përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit të Vettingut

451
Sigal

Kreu i Kuvendit z. Ilir Meta,
përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të
ligjit të Vettingut.

Ky ligj është me shumë rëndësi për
fazat e mëtejshme të integrimit europian të vendit si dhe për hapjen e
negociatave për anëtarësimin në BE.

Me qëllim ecjen më shpejt të
Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, si dhe për garantimin e zbatimit të
reformës në drejtësi, Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë aktorët dhe
faktorët në vend, për të ushtruar të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e
tyre, për zbatimin e këtij ligji.

Gjithashtu Kryetari i Kuvendit
përshëndet angazhimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për fillimin e
zbatimit të reformës në drejtësi dhe këtij ligji në veçanti.

Kryetari i Kuvendit, rithekson
rëndësinë e zbatimit pa vonesë të këtij ligji, si një domosdoshmëri për
reformimin e sistemit të drejtësisë, që do t’i përgjigjet cilësisht edhe
nevojës që ka shoqëria shqiptare për një drejtësi funksionale dhe efiçente.