Kryeparlamentari Meta në Kinë takon udhëheqësit e Partisë Komuniste

434
Sigal

Gazeta Telegraf/


Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, u takua me Ministrin
për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, z. 
Song Tao

 
vijim të vizitës në Republikën Popullore të Kinës, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir
Meta u takua me Ministrin për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të
Partisë Komuniste të Kinës,
  z. Song Tao.

Kryetari
i Kuvendit vlerësoi rolin transformues të Partisë Komuniste Kineze dhe  theksoi se në Shqipëri çdo parti Parlamentare
mbështet marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës.

Për
sa i përket bashkëpunimit politik dhe ekonomik, Kryetari i Kuvendit Meta
theksoi se Shqipëria vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe tradicionale me Kinën
dhe shprehu besimin për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve .

“Projekti
pilot për mësimin e gjuhës kineze në 5 shkolla 9-vjeçare në Shqipëri si dhe
hapja e Institutit Konfuci tregon interesin e madh që kanë shqiptarët për
mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze”, u shpreh z. Meta.

Gjatë
bashkëbisedimit, Ministri për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të
Partisë Komuniste të Kinës,  z. Song Tao shprehu
kënaqësinë dhe rëndësinë e këtij takimi dhe siguroi se marrëdhëniet me Shqipërinë
mike janë të qëndrueshme dhe kanë rëndësi të veçantë për Kinën.

“Unë
qysh fëmijë jam rritur me idenë se Shqipëria është vend mik dhe pres me padurim
ta vizitoj në kohën më të afërt, tha z. Song Tao.

Z.
Tao shprehu bindjen se çdo sukses i Kinës ka ardhur si rezultat i
mirëorganizimit dhe vetëkontrollit brenda radhëve të Partisë Komuniste të
Kinës. “Duam të shkëmbejmë përvojën ndërpartiake me njëri-tjetrin me besimin se
mund të përfitojmë nga përvoja e njëri-tjetrit. Ndërsa në kuadër të nismës
16+1, Kina do të vazhdojë të zhvillojë dialogun politik pasi ne besojmë se
partia është forcë nxitëse për vendin dhe do të angazhohemi të nxisim kompanitë
kineze të kryejnë investime me leverdi reciproke”, deklaroi z. Song Tao, Ministër
për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.