Kryeparlamentari Meta në Greqi: Maturi për çështjet e trashëguara nga e kaluara

419
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryetari
i Kuvendit, Ilir Meta, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi, ka bërë
thirrje për zgjidhje me maturi të çështjeve të trashëguara nga e kaluara, me
qëllim që të dyja vendet të fokusohen drejt së ardhmes së përbashkët.


“Besoj se është koha për të gjithë faktorët politikë në Greqi e Shqipëri për
t’u përqendruar tek e ardhmja e përbashkët dhe të fokusohen tek çështjet që
trashëgohen nga e kaluara, për të cilat ne nuk jemi përgjegjës, por jemi
përgjegjës për të ardhmen”, ka deklaruar Meta.