Kryeparlamentari Meta në Bruksel takon zv/presidentin e PE-së: Të fokusuar në rekomandimet e Progres Raportit

463
Sigal

Kreu i
Kuvendit Ilir Meta ka udhëtuar drejt Brukselit për një vizitë pune. Meta
shoqërohet nga Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ndërsa po zhvillon disa
takime në Parlamentin Evropian. Ai është pritur nga Zëvendës Presidenti i PE-së
dhe Kreu i grupit “Miqtë e Shqipërisë”, David Sassoli.

Gjatë takimit me z. Sassoli, Meta
ka shprehur mirënjohjen për Parlamentin Evropian dhe grupin ‘Miqtë e
Shqipërisë’ për mbështetjen ndaj integrimit. Kreu i Kuvendit tha se Shqipëria
mirëpret vendimin e Këshillit Evropian. Ai theksoi se Kuvendi është i fokusuar
në rekomandimet e Progres Raportit.

Nga ana tjetër zv.presidenti i
PE-së, deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetjen
tonë të plotë. “Shqipëria është çelës stabiliteti në rajon”, është shprehur z.
Sassoli. Kreu i Kuvendit tha se është e rëndësishme të avancojmë perspektivën
evropiane të Ballkanit.