Kryeparlamentari Meta: Demokracia jonë ka nevojë për institucione të forta dhe të qëndrueshme

426
Sigal

Shqipërisë i duhen institucione të
forta dhe individë të fortë. Kështu deklaroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në
tryezën e organizuar me institucionet e pavaruara.

Ai tha
gjithashtu se kontrolli dhe balanca janë çelësi kryesor i suksesit të
pritshëm.

“E shkuara
sjell shembuj të mirë dhe të kundërtën e tyre. Kjo e fundit për shkak të
mungesës së bashkëpunimit.E kam për problemet sa i takon praktikës së
kontrolleve. Më shumë se individë të fortë, demokracia jonë ka nevojë për
institucione të forta dhe të qëndrueshme, dhe kulturë të bashkëpunimit
institucional. Kontrolli dhe balanca janë çelësi kryesor i suksesit të
pritshëm. Reforma në drejtësi ishte shembull i përfshirjes së shumë
institucioneve kushtetuese dhe të pavaruara.Për suksesin e pritshëm të kësaj
reforme është i nevojshëm dhe bashkëpunimi i shumë prej institucioneve tuaja”,
tha Meta.