Kryeparlamentarët shqiptarë bashkohen në Prishtinë

674
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, i organizuar në Prishtinë. Në ditën që në Kuvendin e Kosovës kaloi jo pa tensione marrëveshja e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, në Prishtinë u mblodhën kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në një forum të organizuar nga agjencia “BIRN”. Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i përvojave ndaj sfidave parlamentare që po kalojnë parlamentet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si edhe diskutim i hapur për mbi zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Gjatë zhvillimit të bashkëbisedimit, Ruçi u pyet nga përfaqësuesit e medias mbi zhvillimet politike në Maqedoni me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare dhe zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës mbi miratimin e marrëveshjes së demarkacionit. Ruçi bëri thirrje politikës ballkanase që të integrohet në Bashkimin Evropian duke europianizuar Ballkanin dhe jo duke ballkanizuar Evropën. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënoi aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës në seancën e diskutimit mbi ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se dhuna nuk është mjet demokratik dhe ligjore te te shprehurit në Kuvend, në tempullin e demokracisë. Lidhur me situatën politike në Maqedoni, Ruçi vlerësoi bashkimin e spektrit politik shqiptar në Maqedoni duke shprehur se duhet të vijoi bashkëpunimi për integrimin e mëtejshëm të shtetit maqedonas në Bashkimin Evropian dhe në NATO. I pyetur për mbledhjen në Tiranë të faktorit shqiptar në Maqedoni, Ruçi pohoi efektin pozitiv që solli ky takim në bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni drejt objektivave të përbashkëta.
Sigal