Kryeministrja e Serbisë pritet nga Merkel: Ja kontrasti i statusit të Merkelit mes Ramës dhe Brnabiç

173

Para disa ditësh kryeministri Rama u takua me kancelarin Merkel në Berlin, për të diskutuar për negociatat e integrimit. Në fakt, pas takimit me Merkel, kryeministri Rama nuk foli fare për negociatat, as për kërkesat politike që ka Shqipëria ndaj Gjermanisë, por me bujë dhe pompozitet postoi video ku i dhuroi kancelares Merkel një libër me pikturat e tij, ndërkohë që hapi edhe ekspozitë në Berlin. Dje Brnabiç shkoi në Berlin dhe u takua me kancelarin gjermane Merkel, si kryeministre e Serbisë, e jo duke u shtirë me profesion tjetër. Kryeministrja serbe i kërkon nga Gjermania investime dhe garanton respektim të të Drejtave të Njeriut. Rama i kërkon Merkelit të marrë pjesë në panairin personal të shkarravinave të tij, duke i dhuruar paraprakisht edhe katalogun me piktura. Ja edhe një kontrast tjetër i Merkelit me Brnabiç, ku në postimin e saj në instagram flet për raportet politike dhe ekonomike të Gjermanisë me Serbinë. Ndërkohë, te postimi e Merkelit me Ramën, kjo e fundit vuri theksin që Rama është artist dhe i dhuroi librin e tij. Fatkeqësi për Kombin shqiptar të ketë një kryeministër, që të mos mendojë për fatet e mëdha të popullit të tij, kur shkon nëpër kancelaritë e Evropës, por u dhuron libër me shkarravina, duke i zbavitur, si një aktor…