Kryeministrja e Polonisë, në Tiranë: Të hapen negociatat për Shqipërinë me BE

470
Sigal

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydło kërkoi  që të hapen negociatat për Shqipërinë me BE. Deklarata u bë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Beata Szydło: Polonia mbështet aspiratën e Shqipërisë për në BE dhe do të doja të përgëzoja Shqipërinë për reformat që ka zbatuar deri tani dhe besoj se Komisioni Evropian ka vlerësuar ndryshimet e bërë nga qeveria e Shqipërisë dhe vendimi pozitiv që ka marrë është mjaft i kënaqëshëm për ne. Mbështetem të Këshilli Evropian që të konfirmojë pozitën e Komisionit Europian dhe të për të përshpejtuar procesin. Negociatat duhet të fillojnë dhe po kështu ne vlerësojmë nivelin shumë të lartë të koherencës së politikës së jashtme të Shqipërisë me politikën e përbashkët të sigurisë dhe të jashtme të BE dhe ky është një faktor që duhet të përshpejtojë proceset e anëtarësimit.

Polonia mbështet shqipërinë në aspiratat e saj për tu anëtarësuar në BE . Ne e perceprojmë këtë si një element të rëndësishëm nga këndvështrimi i sigurisë dhe stabilitetit në Rajon. Nga ana jonë në gjithashtu deklarojmë vullnetin tonë për ta mbështetur Shqipërinë dhe jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona nga periudha e paraanëtarësimit.

Kryeministri Rama nga ana e tij vlerësoi mbështetjen e Polonisë për ndihmën që ka dhënë për Shqipërinë në procesin integrues. Ai tha se rekomandimi i KE të mirëpritet nga Këshilli në mënyrë që Shqipërisë ti jepet mundësia që për zbatimin e reformës në drejtësi, duke nisur me Vetingun.

Edi Rama: Poloni në kuadrin e grupit të Vishegardit është një vend që e kërkon me zë të lartë rritjen e shpejtësisë në këtë proces për Shqipërinë dhe ndan sëbashku edhe opinionin mbi progres raportin pozitiv të Komisionit Europian dhe domosdoshëmtrinë që Këshilli Europian në ditët e ardhshme të shprehet qartësisht për vijimin e mëtejshëm të procesit duke pasur në konsideratë domosdoshëmtrinë që në kushtet kur Komisioni Eeuropin ka bërë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave, ky rekomandim të mirëpritet nga Këshilli dhe Shqipërisë ti jepet mundësia që në muajt në vijim të japë provën e prekshme të fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi duke nisur aty ku nënvizon komisioni, zbatimin e ligjit të vettingut si kushti i vetëm për tu rikthyer në këshill, komisioni përmes një raporti të ndërmjetëm që do të çelte negociatat për Shqipërinë.