Kryeministrit çek i hiqet imuniteti, ja pse do të hetohet

456
Parlamenti çek vendosi t’i heqë imunitetin kryeministrit Andrej Babis dhe zv/kryeministrit Jaroslav Faltynek, të dy pjesëtarë të lëvizjes ANO. Dy zyrtarët e lartë do të ndiqen penalisht për shpërdorim të fondeve evropiane për ndërtimin e resortit të luksit “Foleja e mjellmës”. Nga 180 deputetë të pranishëm, 111 votuan pro dhe 69 kundër. Çështja përfshin një fermë, që mori financime nga Bashkimi Evropian, pasi pronësia ishte transferuar nga një konglomerat me rreth 250 kompani, që i përkasin kryeministrit Babis dhe anëtarëve të familjes së tij. Financimi i Bashkimi Evropian ishte për bizneset e vogla e të vogla dhe kompania “Agrofert” nuk do të kualifikohej për të përfituar. “Agrofert” e mori më vonë sërish pronësinë e fermës. Një raport i Bashkimit Evropian për këtë çështje, që nuk është publikuar zyrtarisht, por pjesë të tij janë transmetuar nga media lokale, duket se i ka dhënë të drejtë hetuesve çekë.
Sigal