Kryeministria bën publike axhendën e takimeve të kancelares Merkel në Tiranë

426
Sigal

Kryeministria ka bërë publike përmes një komunikate për shtyp axhendën e takimeve të kancelares Angela Merkel, që të mërkurën mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit, në orën 14.15 do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, ndërsa pas një takimi kokë më kokë, nga ora 15:40 deri në 16.10 do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Rreth një orë më vonë si kryeministri Rama ashtu edhe kancelarja Merkel do të mbajnë nga një fjalim në Konferencën Ekonomike.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të saj prej 4 orësh në Tiranë, kancelarja do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.