Kryeministria, 15 milionë euro më shumë për udhëtime jashtë shtetit

491
Me gjithë këtë “dietë” financiare për 2016, në çdo fushë të veprimtarisë së shtetit, ajo që është krijuar tashmë në standard në qeverisjen e “Një nga kritikat e forta që PS në opozitë, para 2013, i bëri mazhorancës së atëhershme dhe sidomos (ish)kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ishte se shpenzonin shuma të mëdha për udhëtimet e pakuptimta jashtë shtetit, të paguara si shërbime qeveritare nga buxheti i shtetit. Dhe shumë e drejtë kjo kritikë e PS si opozitë e atëhershme. Megjithatë, për hir të vërtetës, qeveritarët e atëhershëm, kishin edhe ndonjë javë që ndodheshin në Shqipëri, pa u ndodhur me shërbime qeveritare jashtë shtetit.
Qeveritarët e tanishëm, nuk lënë ditëpushimi për…avionët
Qeveria e tanishme, ka planifikuar për 2016, që të ulë në mënyrë të ndjeshme buxhetin për Arsimin në 1 %, po kështu, edhe buxhetin për Shëndetësinë publike, investimet publike, ndihmesën sociale, për të tretin vit radhazi ka ngrirë rritjen e rrogave. Por, shkurtimet më të mëdha për 2016, sipas projektbuxhetit 2016, do të jenë në shkurtimet e vendeve të punës, sidomos në Arsim dhe Shëndetësi. Dhe kjo është një nga kërkesat e FMN, që i parashtron qeverisë tonë, si kushte për dhënien e kësteve të huas që i jep. Mirëpo, me gjithë këtë “dietë” financiare në çdo fushë të veprimtarisë së shtetit, ajo që është krijuar tashmë një standard në qeverisjen e “Rilindjes”, është mania e kryeministrit, e ministrave, e deputetëve, por edhe e zyrtarëve të tjerë, që të bëjnë sa më shumë të mundin, udhëtime zyrtare jashtë shtetit. Pavarësisht largësisë së shteteve, aq sa tashmë, avionët ku udhëtojnë qeveritarët tanë, nuk kanë më ditë pushimi. P.sh, kryeministri ynë, sa mbërrin në Tiranë, nga vizita zyrtare shumëditore në Hong Kong, riniset sërish për udhëtimin numër 3 brenda 2 muajve, në Pekin, aq sa ndodh që kryeministri. Ndërkohë, që vizitat zyrtare në Itali, Gjermani janë bërë sit ë thuash, Tiranë-Durrës, në çdo ditë të javës. Udhëtimet zyrtare jashtë shtetit janë kthyer tashmë një sport për të gjithë, për ministrat, për deputetët, për zyrtarët e tjerë, të çdo rangu, thua se janë në një garë të hapur ndaj njëri-tjetrit, se cili do të shënojë në borderonë e rrogës, më shumë dieta jashtë shtetit.
Turizmi qeveritar, në shifrat e buxhetit 2016
Edhe pse të ardhurat buxhetore të planifikuara për 2015, po dështojnë, aq sa krijojnë një gropë të zezë në buxhetin e shtetit, aq sa qeveria e rishikoi buxhetin e 2015, në shtator, duke shkurtuar shumë shpenzimet në shumë zëra të ekonomisë, Kryeministria ka planifikuar që në buxhetin e 2016, të shtohen mbi 15 milionë euro më shumë nga 2015, shpenzimet për vizitat zyrtare jashtë shtetit. Kryeministria ka rritur ndjeshëm këtë vit shpenzimet për pritje dhe përcjellje, karburant, udhëtime jashtë dhe brenda shtetit dhe honorarë. Vetëm për këta 5 zëra janë shpenzuar këtë vit 17.8 milionë lekë të reja më shumë se një vit më parë, ose rreth 15 milionë euro. Kështu, për periudhën 1 janar-20 nëntor 2015, janë shpenzuar për pritje dhe përcjellje 29.4 milionë lekë ose 13 milionë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për sa i përket karburantit, është shpenzuar deri më 20 nëntor, 11.9 milionë lekë ose 1.7 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Aparati i Kryeministrisë ka shpenzuar më shumë edhe në udhëtime jashtë shtetit. Nga janari deri më 20 nëntor, shpenzimet kanë qenë 25.5 milionë lekë, me rritje 2.3 milionë lekë kundrejt vitit të kaluar. Më shumë shpenzime janë bërë edhe për udhëtimet brenda vendit, me një shumë që vlerësohet në rreth 615 mijë lekë të reja. Ndërsa për sa u përket shpenzimeve për honorarët, kundrejt një viti më parë janë shpenzuar 200 mijë lekë më shumë. Shpenzimet në këto zëra konsiderohen me efektivitet të ulët, pasi ato nuk garantojnë të mira mbrapsht për vendin, siç ndodh në rastin e investimeve në rrugë. E njëjta filozofi duket se do të mbizotërojë edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, ku nga 600 milion dollarë që jepen për investimet publike, 10% e kësaj shume ose 58.5 milionë dollarë do të shkojnë për blerjen e pajisjeve të zyrave dhe kompjuterëve për administratën.
”, është mania e kryeministrit, e ministrave, e deputetëve, por edhe e zyrtarëve të tjerë, që të bëjnë sa më shumë të mundin, udhëtime zyrtare jashtë shtetit. Pavarësisht largësisë së shteteve, aq sa tashmë, avionët ku udhëtojnë qeveritarët tanë, nuk kanë më ditë pushimi.

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 01.12.2015
Sigal