Kryeministri Sali Berisha: Piktori me neobllokmenët e tij, vetëm urrejtje ndaj kundërshtarit

509
Sigal

Reagimi/Kryeministri Sali Berisha, dje në faqen e tij sociale të facebook-ut: Preteksti i sulmeve primitive, vendimi për SHQUP

Të dashur miq, prej mëse dy javësh Piktori dhe neobllokmenët e tij, mediat që ata kontrollojnë, janë vërsulur me urrejtje dhe tërbim, njëlloj si etërit e tyre kundër forcës politike kundërshtare. Si pretekst për këto sulme primitive ka shërbyer Vendimi i Qeverisë për t’i dhënë në përdorim si seli PD-së një godinë të ushtrisë, e cila në 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe përdoret më shumë se për çdo gjë tjetër për dasma, zijafete dhe ceremoni mortore. Piktori, neobllokmenët e tjerë dhe mediat e tyre me zhurmën dhe urrejtjen që shpërndajnë kundër partisë kundërshtare, dëshmojnë mentalitetin e etërve të tyre mizore dhe përpiqen të mbulojnë vjedhjen e votave të shqiptarëve me premtime anti-globaliste, dhunë dhe para të pista. Qytetarë, duhet të jemi gati, se këta që e nisin me urrejtje janë rrezik i madh kombëtar! sb