Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Tërhiqni kuponin tatimor

509
Kryeministri Edi Rama ka postuar një status në rrjetin social Facebook, ku flet për kuponin tatimor. Sipas Ramës, në Shqipëri konsumohen mesatarisht një milion kafe apo ujë në ditë, me një çmim mesatar 100 lekë për të dyja bashkë. Në lidhje me këtë, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin gjithmonë kuponin tatimor, pasi me këtë veprim drejtohet në arkën e shtetit 20% taksa. “Në Shqipëri konsumohen mesatarisht një milionë kafe apo ujë në ditë; me një çmim mesatar prej 100 lekësh për të dyja bashkë. Duke marrë kuponin tatimor kemi drejtuar për në arkën e shtetit 20% taksa, ku pjesa më e madhe është diferenca e TVSH po dhe tatim fitimi, të cilat kur ikim pa marrë kuponin i kemi lënë të treten në kanalin e informalitetit. Prej të cilit përfitimin më të madh të paligjshëm e kanë tregtarët e mëdhenj të shumicës, jo shitësit e pakicës. Në 365 ditët e vitit, kjo shumë që mund të përdoret për të rritur rrogat dhe ulur taksat tona, po edhe për më shumë investime apo shërbime më të mira publike, shkon në rreth 6.1 miliardë lekë në vit ose 61 milionë USD! Merreni me mend vetë se çfarë revolucioni kemi mundësinë të bëjmë në ekonomi, nëse jemi të gjithë bashkë në luftë kundër zinxhirit të vjedhjes në ekonominë informale…”, ka shkruar Rama. 
Sigal