Kryeministri Rama takon nesër homologun italian, çfarë pritet të diskutohet

437
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e mërkurë, më datë 11 tetor, një vizitë zyrtare në Itali, ku do të pritet në Romë nga homologu i tij italian, Paolo Gentiloni.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë zyrës së shtypit të Kryeministrisë, ku mësohet se pas takimit, dy kryeministrat Gentiloni e Rama do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarët.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso.
Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dypalësh mes Gentilonit e Ramës.
Sigal