Kryeministri Rama takon Metën në Presidencë

580
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e djeshme një takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta. Takimi është zhvilluar në Presidencë dhe ka zgjatur afro 30 minuta. Burime për gazetën “Telegraf”  bëjnë me dije se në fokus të takimit kanë qenë negociatat me Greqinë për çështjen e detit, shfuqizimi i ligjit të luftës nga Greqia si dhe çështje të tjera aktuale, sikurse çështja e Teatrit Kombëtar, por edhe reforma në Drejtësi dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë grupi i negociatorëve mes dy vendeve vazhdon punën për çështjet e përbashkëta.