Kryeministri Rama takon Metën në Kryesinë e Kuvendit, pas vizitës në SHBA

482
Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillojnë një takimnë Kryesinë e Kuvendit, takimi i nisur që prej orës 16:00. Takimi i dy liderëve të koalicionit qeverisës vjen pas kthimit të Ramës nga vizita 1-javore në SHBA dhe kur po flitet për një krisje të mazhorancës.
Ora 15:55 Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
Kryeministri, Edi Rama ka shkuar në këmbë nga Kryeministria për në Kryesinë e Kuvendit rreth 5 minuta para orës së takimit. Rama ka mbërritur i pa shoqëruar.
Takimi Rama-Meta
Një takim i tillë vjen fill pas kthimit të Ramës nga vizita një javore në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork. Rama dhe Meta pritet të kenë në fokus të takimit situatën e fundit politike si dhe mund të flitet për një rikompozim të qeverisë me kërkesë të kreut të LSI-së.
Në zhvillimet e fundit politike në vend u fol për një flirt mes Metës dhe Berishës. Nga ana tjetër nuk kanë munguar dhe diskutimet mbi hipotezën e një koalicioni të madh qeverisës PS-PD.
Vetëm dy ditë më parë, Kuvendi rrëzoi me shumicë votash nismën ligjore të Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të përshpejtuar për çështjen “CEZ”. Në votim PS dha votë kundër, ndërsa LSI pati një qëndrim të dyzuar ku disa deputetë votuan pro dhe disa të tjerë abstenuan. Kurse PD votoi pro, por Berisha nuk mori pjesë në votim.
Rama nga SHBA shprehu qëndrimin kundër një hetimi ndërkombëtar duke thënë se prokuroria shqiptare ka të gjithë hapësirën ligjore për të kryer një hetim të tillë. Kryeministri nënvizoi se nuk mund të ketë zgjidhje “alla shqiptarshe” në një kohë kur vendi pret të hapi negociatat për anëtarësimin në BE.
PS dhe LSI qeverisën vendin me aleancë politike të formuar para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Rama dhe Meta firmosën marrëveshjen në Shkodër në prill 2013. Në Këshillin e Ministrave të përbërë nga 20 ministra, LSI ka pesë të tillë.
vijon 
Sigal