Kryeministri Rama takon Kryetarin e Kuvendit Meta tek Kryesia e Kuvendit

447
Intensifikohen takimet për reformën në drejtësi për t’i hapur rrugë dialogut politik pas mbylljes së draftit të reformës nga ekspertët e nivelit të lartë.
Pas takimit dy orësh që zhvilluan mbrëmë në vilën 30, dy aleatët në qeverisje u takuan sërish në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të takimit Rama-Meta i cili zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta mendohet të ketë qenë reforma në drejtësi, ndonëse pas largimit nga zyra e Metës, kryeministri Rama u largua ashtu si dje, pa dhënë detaje nga takimi.
Sigal