Kryeministri Rama takohet me Erdogan dhe kërkon fonde në Turqi. Kurani na mëson se katastrofat janë sprova

466
Sigal

Kryeministri Rama takon Erdoganin e kërkon fonde në Turqi

Kryeministri Edi Rama u takua dje me presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan, në përpjekje për të përfituar sa më shumë fonde për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. Momentet e takimit me presidentin turk, kryeministri Edi Rama, i bëri publike në rrjetet sociale. Më pas, kryeministri mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për investimet publike e private. Në fjalimin që zgjati më shumë se 10 minuta, ku referencë kishte Kuranin dhe Allahun, Rama kërkoi ndihmë për përballimin e situatës pas tërmetit. Edi Rama: “Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Drita më e çmuar është ajo që të vjen në orën më të errët. Kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtisë së saj dhe nuk braktisi një mik dhe si thotë një shprehje e vjetër të ecësh me një mik në errësirës është më mirë se i vetëm në dritë. Kam ardhur këtu t’iu falënderoi për 500 banesat e t’iu kërkoj të jeni pranë nesh.” Rama, tha demet shkojnë përtej asaj që qeveria shqiptare mund të përballoje. Në përfundim të konferencës, kryeministri Edi Rama tha se ka nisur puna konkrete për projektin e 500 banesave, ndërsa tha se Franca dhe Gjermania kanë shprehur interes për mbajtjen e një samiti për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë. Qeveria Turke, si ndihmë të parë ka ofruar ndërtimin e 500 banesave, ndërsa ka saktësuar se fondi që do të alokoi do të menaxhohet nga autoritet e saj, e jo nga institucionet shqiptare.