Sigal

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk vë alarmin në lidhje me krizën e emigrantëve. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologun e Malit të Zi, kreu i qeverisë tha se nuk do të ngrihen kampe refugjatësh, pasi Shqipëria nuk është vendi ku mund te eksperimentohet. Sa i përket kampeve e kam thënë që në sekondën e parë që është shfaqur kjo fantazi si fake news nga brenda shtëpisë sonë, Shqipëria ka qenë djepi i fake news përpara se fake news të shpërthente ne gjithë planetin, që nuk ekziston. Ne kurrë nuk do pranojmë të hapim kampe për të sjellë në Shqipëri emigrantë që refuzohen në vendet e pasura të BE. Refuzimi i tyre si të ishin mbetje toksike për ne është i papranueshëm. Ne nuk jemi vendi ku mund të eksperimentohet një zgjidhje e tillë që është qartësisht një zgjidhje që nuk funksionin për një mijë e një arsye. Rama: “Unë mund t’ju them se kur flas për 15-fishin, kam parasysh për njerëzit që janë këtu sot. Nuk i kemi marrë nga një kufi dhe t’i hedhim në kufirin tjetër. Janë në qendrat tona të mikpritjes i trajtojmë me aq sa mundësi kemi siç kemi bërë gjithmonë edhe në shtëpitë tona. Sigurisht, e përsëris për sa kohë nuk janë kushtet që ne të vëmë alarmin, ne nuk kemi pse të vëmë alarmin. Nuk jemi si ata që janë shumë më të pasur se ne dhe që vënë alarmin edhe për disa qindra shqiptarë, të cilët në pamundësi për të pasur akses për tregun e lirë të Evropës kërkojnë azil. Ne jemi të vetëdijshëm për traditën tonë dhe për detyrimin tonë ndaj qenieve njerëzore në hall.