Kryeministri Rama pritet me protesta në Itali

470
Pesë të rinj shqiptarë janë ndaluar dhe identifikuar nga DIGOS (Divisione Investigazioni Generali e Operazioni Speciali) pasi protestuan dje në mëngjes, të dielën, 13 Maj ndaj Kryeministrit te Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte i ftuar në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij “Kurban”. Incidenti ndodhi brenda Sallës Blu ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje A4 me një pamje që tregonte një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës. Me një shënim poshtë, që i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vjet, për trafikun e drogës, të dhënë nga një gjykatë italiane për vëllain e ministrit të Brendshëm shqiptar, Xhafa. Sipas protestuesve, ai është “i lirë falë Kryeministrit Rama”. Prezantimi i librit nga Rama u kurua nga qendra italiane e kulturës shqiptare, me pjesëmarrjen e Vittorio Sgarbit. Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta. “Ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabazuara. Agjentët e DIGOS menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.


Sigal