Kryeministri Rama pret në zyrë efektiven Ina Muka: Vendim për shpërblim financiar

499
Sigal

Kryeministri Rama priti në zyrën e tij policen Ina Muka, pas kthimit në Atdhe nga Turqia, ku bëri edhe operacionin për rehabilitimin e gishtërinjve të saj, pas plagosjes në protestë para Kuvendit. Kryeministri  Rama, duke e përgëzuar, ndër të tjera tha: Ne jemi shumë krenar për ty. Fola dhe me ministrin për një vendim qeverie për të dhënë një mbështetje financiare dhe morale që të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit dhe mundësinë që të rikuperohesh tërësisht dhe pastaj të integrohesh. Do të fillosh edhe punën me një detyrë më të lehtë si fillim. Policja i shpjegoi kryeministrin edhe mënyrë se si janë implantuar gishtërinjtë. Nga ana e tij, kreu i qeverisë, tha se është angazhuar direkt presidenti turk. Rama: U kujdes Presidenti personalisht atje, Erdogan. Ata praktikisht ishin shumë të shqetësuar, pa ditur gjë thanë se nuk është problem. Pastaj, kur morën të gjitha të dhënat, ata u futën në panik dhe faktikisht ju ra optimizmi. Nga ana tjetër, patën edhe shtysën nga ne dhe nga Presidenti i vet dhe e morën atë risk me shumë sukses.