Kryeministri Rama përgënjeshtron: Fantazi, e kthyer në akuzë

531
Sigal

Kryeministri Rama hedh poshtë zërat që po qarkullojnë këto ditë, se Shqipëria do të strehojë ish-luftëtarët e kapur rob të ISIS-it, në një kamp të financuar nga vendet e BE.

Teksa i kthen përgjigje një qytetari në facebook, i cili e pyet në lidhje më këtë çështje. Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

“Z. Kryeminister…reagoni më shpejt dhe prerë për gjërat sensitive si kjo që po lakohet ditët e fundit për qendrat e ISIS, mos lejoni të përpunohet opinioni”– i shkruan qytetari kryeministrit Rama.

Ndërkaq Rama i përgjigjet: “E kemi sqaruar që është një fantazi e kthyer në akuza dhe s’ka asgjë të vërtetë, zero, por tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi”.