Sigal

Kryeministri Edi Rama është shtruar me urgjencë në spital privat ditën e shtunë pasi ka pësuar parainfarkt. Këtë deklaratë e ka bërë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili në postimin e tij në rrjetet sociale ka shtuar se gjendja shëndetësore e Ramës reflekton qartë dhe gjendjen e rënduar politike, duke i kërkuar kryeministrit dorëheqjen.

Postimi i Klevis Balliut:

“Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij. 
Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.”