Kryeministri Rama përballet sot me gazetarët grekë në Athinë

460
Sigal

Kryeministri Edi Rama do të japë sot intervistë përballë
një paneli me gazetarë grekë në emisionin ‘Histori’ në televizionin ‘Skai’ në
Athinë.

Kryeministri shqiptar do të pyetet
për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat kohët e fundit janë tensionuar për
shkak të ndërhyrjeve të Greqisë në çështjen e Himarës.

Intervista në televizionin grek
transmetohet në orën 23:30 me atë lokale. Rama do përballet me pyetjet e katër
gazetarëve të njohur grek si Aleksi Papahela, Sia Kosioni, Pavlo Cima dhe Taso
Teloglou. 

Sikurse njoftohet edhe nga mediat
greke, temë tjetër diskutimi do të jetë edhe komenti mbi qëndrimin e Ramës
për Akropolin, i cili ngjalli reagime të ashpra nga pala greke.

Me interes të veçantë pritet
qëndrimi që Kryeministri Rama do të mbajë për çështjen çame në këtë intervistë
televizive pëballë gazetarëve grek.