Sigal

Nga Vepror Hasani

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Korçës, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pati një takim edhe me studentët ekselentë të Universitetit “Fan Noli” në Korçë. Kjo ishte dhe arsyeja pse Rama u prit me pakënaqësi nga studentët protestues. E pakënaqur mbeti edhe ekselenca e “Fan Nolit”, pasi askush prej tyre nuk e dëshironte mënjanimin e pjesës tjetër të studenteve, gjë që u duk edhe te pyetjet që iu drejtuan Kryeministrit. Kryeministria Rama duke parandjerë se pakënaqësia do të shfaqej edhe ne radhët e studentëve ekselentë, para se t’u jepte fjalën, u tha studentëve: “Të gjitha shqetësimet edhe sharjet live janë të mirëseardhura sepse tashmë jemi mësuar, vetëm se kush shan duhet të matet, sepse fjalët pastaj i merr mbrapsht, kuptohet na i ka mësuar këtë jeta onlajn”.

Studentja Esmeralda: “Jajm Kryetarja e Këshillit studentor. Çdo ditë  jam në kontak me të gjithë studentët, të cilat më falin shumë energji pozitive nga mëngjesi deri në darkë. Këtu po shikoj një energji shumë negative, të gjithë me fytyra të trishtuara, ka mundësi të qeshni pak, një duartrokitje për vetën tuaj, të jeni më energjikë? (Dëgjohen duartrokitje të vakta).

Kjo ishte e para. E dyta, u përmendën studentët që ishin jashtë, as unë dhe sudentët e tjerë, shumica, nuk jemi dakord që në këtë mbledhje janë të pranishëm vetëm studentët e ekselencës.  Universiteti është i të gjithëve, jo vetëm i studentëve të ekselencës. Atje te protesta, para disa javësh, ky “Pakt i Universitetit” që sot po ngrihet këtu është si rezultat i protestës së atyre studentëve që janë aty jashtë. Domethënë, problematikat, shqetësimet që ata ngritën, bënë të mundur që të jemi në këtë fazë që ne jemi sot. Kështu që, më përpara këtu duhet të ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit Studentor, për të përfaqësuar të gjithë masën e studentëve, pastaj duhet të ishin studentët e ekselencës e kështu me radhë.  Këtë duhet ta korrigjoni të parën…” “…Ajo çka unë do dëshiroja nga shteti, po themi nga Ministria nga Qeveria, është pjesa që nuk varet nga Universiteti  të zgjidhet me mënyrat më të mira të duhura, sepse jam e sigurtë që pjesa që është brenda Universitetit  do të zgjidhet absolutisht në nivelet maksimale”.

Kryeministri Rama: “Sigurisht mund të bësh suksese në bujqësi, por ti mund të bësh sukses edhe në poltikë, dhe nuk je rastësisht kryetare e Këshillit të Studentëve. Tani një gjë të vogël, se kë takojmë ne, e zgjedhim ne, (është fjala për studentët e ekselencës apo për pjesën tjetër të studentëve), por nëse ju, si Këshill Studentor, apo ju si studentë doni të më takoni mua, këtë e zgjidhni ju. Pra është shumë e thjeshtë. Unë e shpjegova pse ne sot dëshironim, dhe unë dëshiroja të takoja studentët më të mirë. I dua shumë më të mirët. Më pëlqejnë shumë në çdo fushë se janë shembull shumë…”

Studentja ndërhyn: z. Kryeministër…

Kryeministri Rama: Mos më ndërprit… mos më ndërprit… mungesa e edukatës nuk është luftë kundër…

Studentja tenton të thotë diçka për edukatën

Kryeministri Rama: Më pëlqen shumë kjo pjesë, sepse edukata është shumë e nevojshme që njeriu me njeriun të merren vesh. Ka një shprehje shumë të bukur që thotë: “ Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa shumë biemë dakord, por nga mënyra se si nuk biemë dakord. Nëse nuk biemë dakord me mirësjellje, jetojmë mirë, nëse nuk biemë dakord me me të shara apo me luftë, jetojmë keq. Kjo vlen për shoqërinë, kjo vlen për një komunitet, kjo vlen për familjen. Edhe në familje nuk biemë dakord për çdo gjë, por nga mënyra se si nuk biemë dakord, varet edhe cilësia. Sidomos  kur flet duhet të jesh i përgatitur për atë që do të dëgjosh. Unë jam gjithmon i përgatitur, unë iu dëgjova me vëmendje.

Tani do të më dëgjosh edhe ti, që do të thotë nëse pret Këshillin studentor apo një grup studentësh, apo të gjithë bashkë duan të më takojnë mua, unë jam gjithmonë i gatshëm. E kam kërkuar dhe u jam lutur sa më doli shpirti, por ishte një zgjedhje fatkeqe që të ndërtohej një proces pa komunikim. Edhe ajo zgjedhje ishte shprehje e rënies së nivelit të edukatës demokratike në tërësi. Kjo është e parë.

E dyta, patjetër që janë pozitive ato që kini bërë ju këtu, por unë e dëgjova me vëmendje rektorin, ti do të bëhesh politikane me sa kuptova unë, nuk do të bëhesh agronome në fund, dhe kjo është një gjë shumë e mirë se na duhen politikanë që vijnë nga sukseset në jetën akademike, por ato që tha rektori tregojnë se edhe këtu ka shumë për të bërë akoma.

Ne nuk kemi berë pak besoj, por nuk diskutohet që është e pamjaftueshme në raport me çfarë duam…  Përsa i përket pjesës tonë doja ta dëgjoja nga ju, se mbase na ka shpëtuar ndonjë gjë, por ajo që ne kemi evidentuar si pjesën tonë është, mbështetja e Universitetit përsa u përket nevojave të infrastrukturës, tregut të punës. Përsa i përket punësimit është një gjë shumë e madhe kjo që ka ndodhur, që fal prottestës ne na u dha mundësia që të hapim rrugën për më të mirët që punësohen në administratë, pa konkurse, pa asnjë lloj sistemi ku mund të ketë interference, por vetëm me rezultatet e tyre dhe vetëm përmes një platforme dixhitale, ku secili e ndjek  procesin e aplikimit dhe nuk të kalon përpara dikush që  i ka rezultatet më të dobta…”

Një studente: Jam studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Humane, pas një cikli të parë studimesh bachelor dhe një master shkencor, le të themi që prisja tepër, punësimin, finalen, por pas rezultateve të larta, kam hasur një kalvar të gjatë kërkesash për punësim, praktika jonë konkretisht ishte në institucione, ishte institucionale, dhe normalisht kërkesa ime për punë ishte tek institucionet. E para herë që dëgjoj që janë 38 vende të lira pune, sepse nuk më është dukur në asnjë vend, ku unë kam kërkuar punë të ketë kaq transparencë për vendet e lira të punës. Dhe më ka rezultuar që nuk ka patur asnjë vend të lirë pune për mua. Megjithatë nuk jam ndalur, kam vazhduar një specializim në Tiranë dhe trajnime të shumta në lidhje me fëmijët autikë, me shpresën që në qytetin tim të Korçës mund të punoja si një mësuese ndihmëse në këtë lloj fushe, duke qenë se kërkesat janë të larta dhe mëse të nevojshshme, por m’u mohua. Përsëri nuk u stepa, vazhdova të bëja një mastër profesional dhe sot jam në përfundim të këtij masteri profesional, këtu jam si pjesë e ekselencës, në master bachelor dhe shkencor kam qenë  po pjesë e kësaj ekselence, pres punësim, ju falenderoj për perezantimin e vendeve të lira të punës që bëte, por nuk e di nëse ka patur një kriter punësimi për të gjithë ata që kanë mbarur një mastër shekencor, edhe për ata që janë punësuar në arsim apo në vënde të tjera në institucione, nuk e di nëse për ta ka patur transparencë, sepse për shokët e mi të klasës, që sot nuk gjenden këtu në Korçë për fat të keq, ishin të ekselenës normalisht, nuk ka patur transparencë, nuk e di si mund të punësohem…

Kryeministri Rama: Nuk janë 38 vende të lira punë, mos na i ul, janë 39 dhe nuk ka nevojë fare  të lodhemi e të diskutojmë. Është një adresë: “Punë të mbarë. Al” dhe i ke të gjitha të afishuara aty dhe fakti që aty kanë aplikuar rreth 900 persona  tregon që kjo është reale, janë mbi 400 që janë kualifikuar, kualifikimi është shumë transaperent, është shumë i thjeshtë sepse bazohet vetëm te rezultatet. Pra, ti aplikon, kërkon vendin e punës që të shkon më për shtat, depoziton dokumentet e tua të rezultatit dhe ai vend punë është i hapur…”

Studenti Hansi Kapllani, Përshëndetje z. Kryeministër, jam përfaqësues i sudentëve ne Senat, në vazhdim të asaj që tha Esmeralda, unë mendoj se student të mirë janë ata, që janë qytetarë të mirë në radhë të parë dhe me pas edhe ekselentë. Për mendimin tim, studentët që janë jashtë janë qytetarë të mirë, pasi dinë të…

Kryeministri rama: Fillove tani me këto… bëni bisdën tuaj, e trajtuam atë, pos i kthehemi prapë asaj, qytetarët e mirë nuk bëjnë vuuu vuu… (Është fjala për studentët protestues)

Studenti Kapllani: Ndoshta ishte një ekspresion i momentit… edhe në Parlament bëhet vuuu vuu…”

Kryeministri Rama: Po nuk janë qytetarë të mirë në Parlament, kush e tha këtë, ku e dëgjove këtë ti…”

Studenti Kapllani: “Nëse s’prisni që kjo “vuuu vuu” të mos jetë në Parlament, si mund të prisni që kjo vuuu vuu të mos jetë tek studentët… sepse atë model marrim edhe ne zoti Kryeministër…”

Kryeministri Rama: Vazhdojmë…?

Studenti Kapllani: Duke qenë se jemi në Korçë, ju e dini se gjerat tona i kërkojmë me edukatë. Për pjesën që na intereson ne si student, është pjesa e përfaqësimit të studentëve ne strukturat akademike.  Ende nuk është e qartë si do të jetë, me ç’përqindje, do të jetë 20%, do të rritet, do ngelet ashtu siç është, sepse edhe kështu siç është, prapë për mendimin tim ka mangësi, ne nuk përfaqësohemi si duhet në Senat, unë gjatë gjithë kësaj kohe kam qene i vetëm  ne Senatin Akademik dhe  nuk kam patur një student tjetër. Tani, pas protestave që u bënë në gjithë Shqipërinë, sigurisht që ka një ndryshim sepse shikoj që nga strukturat drejtuese, të paktën nga ai deliri që ekzistonte për të shfaqur arritjet, tani ka kaluar në autokritikë dhe për këtë më vjen mirë”.

Kryeministri Rama: Struktura e përfaqësimit nuk ndryshon nuk jeminë gatishmëri ta ndryshojmë sepse nuk e shikojmë aty problemin, Senati akademik ka përfaqësi studentësh, Këshilla studentore janë të mirorganizuara dhe rasti i Korçës është një nga rastet e ralla që Këshilli studentor është i mirorganizuar, përfaqësimi në Senat, sjell rezultate dhe faktikisht juve nuk keni pasë nevojë të ndryshoni asgjë me ligj. Në kuotën që ka Uiversitei, mund të vendose vet  sa do jenë pedagogë, sa do jenë studentë…  Dhe është e provuar se kur kuota e përfaqësimit në senat prishet në emër të barazisë, goditet cilësia e mësimit…”

Një pyetje tjetër u bë nga studentja Denisa Pelinxhi: vij nga Fakulteti i Infermierisë, tha ajo, problematikat që ka ky fakultet janë shumë më të mëdha në krahasim me Fakultetet  e tjera. Madje ai ka qenë shpesh famëkeq. Deri para protestës problemet konisideroheshin si të pazgjidhshme, tashmë pas protestave shpresat u rritën dhe Fakulteti filloi të vetëpërfaqësohej. Pavarësisht nga problematikat që u trajtuan nga Rektori, problematika jonë kryesore është infrastruktura, nëse do të vinit në Fakuletin tone, do të shihini që ai është shumë i veçuar, mësimin e zhvillojmë në kushte ekstreme, të papranueshme për këdo, sepse qoftë seminaret qofte leksionet që ne zhvillojmë, ulemi në një bankë 4-5 studentë, dhe kjo nuk është noramale. Nuk di, a ka një zgjidhje për Fakultetin tonë

Kësaj pyetjeje iu dha përgjigjja nga rektori i Universitetit Ali Jashari, i cili garantoi studentët se ekziston një projeket për ngritjen e një godine te re.