Kryeministri Rama për gazetën “Corriere della Sera”: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen

431
Sigal

Në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera” , kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës lidhur me kërkesën për zgjedhje të parakohshme. I pyetur se çfarë do të bëjë lidhur me kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen, Rama është përgjigjur se s’ka ndërmend të largohet dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. I pyetur për nivelin e larë të korrupsionit, kryeministri Rama përgjigjet, se “që në Shqipëri ka korrupsion është jashtë diskutimit. Dhe është problem. Por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta zhdukur atë. Jemi duke u impenjuar në maksimum për Reformën në Drejtësi. Ne jemi duke çuar përpara një reformë që do të heqë nga gjykatat magjistratët e gjykatësit e korruptuar. I pyetur për trafiqet e drogës që janë të përhapur në gjithë vendin, kryeministri Rama përgjigjet: Nuk mund ta mohoj. Por pikërisht disa ditë më parë Guardia di Finanza italiane prezantoi raportin e vitit 2018 për luftimin e kanabisit në Shqipëri dhe rezultatet ishin spektakolare, për sa i përket fenomenit që është duke u luftuar nga qeveria ime. Ndërsa për protestën e studentëve, “ Ishte një diskutim i sinqertë ku ata denonconin probleme reale. Për këtë arsye i kemi dëgjuar dhe i kemi mirëpritur kritikat e tyre. Gazeta “Corriere della Sera” e pyet kryeministrin Rama edhe për protestën e opozitës, në 16 shkurt. Rama: Nuk po ndodh asgjë. Nëse ka ndonjë gjë, është kriza e thellë e opozitës që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo minorancë është më e dobët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017: Nëse do të shkonim në votim nesër do të merrnin akoma më pak vota. I pyetur për akuzat e Bashës për korrupsion, mashtrim në zgjedhje, kryeministri Rama përgjigjet se “Nuk do t’i përgjigjem as këtyre akuzave. Jam vetëm i shqetësuar, sepse politika e hedhjes së baltës nuk do t’i ndihmojë as ata e as vendin. Ndërsa i pyetur, nëse do të japë dorëheqjen, kryeministri Rama përgjigjet: As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur. E vetmja gjë që bëri protesta e opozitës ishte një imazh negativ i Shqipërisë me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. E vetmja pasojë konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë që kisha vendosur në oborrin e Kryeministrisë.