Kryeministri Rama: Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë

436
Sigal

Kryeministri Edi Rama vizitoi në Spitalin e Traumës, efektivët e policisë, të plagosur në  krye të detyrës, gjatë  protestës së djeshme, në kryeqytet.   Kryeministri Rama, duke dalë, deklaroi ndër të tjera: Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri, qysh kur kanë filluar prishjet masive për interes publik. Është hera e parë që një parti politike merr përsipër, bashkë me një grup njerëzish, – ku ka një pjesë që janë zaptues profesionistë trojesh dhe një pjesë tjetër janë të ngatërruar e të keqkuptuar pa lidhje, kundër interesit publik, – për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave të vajzës është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike dhe të komunitetit. Kjo është fare e qartë. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe nuk ka shans që Polica e Shtetit të kthehet në shënjestër për kapsollat, për gurët apo për kërcënimet e një grupi njerëzish që duhet të largohen që aty.