Kryeministri Rama: Nuk ka kaos në Shqipëri, opozita i fryn zjarrit. Urdhri ndaj ministrave: Jo debat në televizione me opozitën

406
Sigal

Kryeministri i vendit Edi Rama zgjedh një tjetër media italiane pas “RaiNeës” dhe “La Republica” dhe ka dhënë në një intervistë për gazetën italiane “Il Fatto Quotidiano” ku për situatën me të fundit të krijuar në politikë, duke mohuar të ketë kaos. Kryeministri Rama thotë, midis të tjerave: “Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga popull. Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistësh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli, pasi e mbytën vendin në korrupsion dhe pandëshkueshmëri. Nuk mjaftoi me kaq pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe më të fortë në zgjedhje. Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale, sepse e dinë që i pret një humbje tjetër. Protestën e bënë të gjithë për të bllokuar Reformën në Drejtësi që nisëm së bashku me BE dhe SHBA, por që nuk kanë për të na ndalur dot. I pyetur “Pse opozita ju akuzon për korrupsion?” kryeministri përgjigjet: Çfarë mund të bëjnë tjetër përballë vështirësisë në të cilën ndodhen? Njerëzit nuk i ndjekin dhe frika e drejtësisë i persekuton. I pyetur: Si është e mundur që shumë kryebashkiakë të partisë socialiste, partisë suaj, janë pasur probleme me drejtësinë? Kryeministri përgjigjet: Nuk më ka pëlqyer kurrë të flas në gjuhë të huaj për kundërshtarët e mi politikë, por ajo që i kanë bërë vendit këto javët e fundit, duke shpalosur dhunën ndaj institucioneve është e pafalshme.

 

Kryeministri Rama këshillon ministrat dhe kryesinë e PS-së: Asnjë debat me ish-deputetët e opozitës

Kryeministri Rama akoma nuk ka një strategji të qartë, se çfarë do të bëjë, tani, që opozita i dorëzoi mandatet e deputetëve. Sado që ka deklaruar se ai nuk do të dorëhiqet, apo nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, kryeministri Rama e ka të qartë, që vendi nuk mund të qeveriset, kur në parlament mungon opozita dhe, në ditët në vazhdim, do të ketë edhe reagimin e ndërkombëtarëve, që do të ushtrojnë presion, që të pranojë (detyrimisht) zgjedhje të parakohshme. Madje, në kryeministri një ministre është parë që të hyjë e të dalë përditë, duke shtuar hamendësime, që edhe mund të jetë kandidatja për kryeministre e një qeverie tranzitore. Burimet brenda maxhorancës i thanë për gazetën “Telegraf” se, kryeministri Edi Rama u ka përcjellë të gjithë ministrave dhe deputetëve porosinë për të mos dalë më në asnjë studio televizive me të ikurit.