Kryeministri Rama: Një fytyrë për Shqipërinë dhe një fytyrë për Kosovën

575
Sigal

Zhvillohet në Pejë mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Ja marrëveshjet e nënshkruara

Dje në Pejë qeveria shqiptare dhe qeveria e Kosovës zhvilluan një mbledhje të përbashkët. Në këtë mbledhje u nënshkruan disa marrëveshje të përbashkëta,

Kryeministri Rama: Bashkim të njëanshëm Shqipëri – Kosovë

Kryeministri Edi Rama ka provokuar sërish BE, me një ide të vjetër të tij, atë të bashkimit të njëanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, nëse Bashkimi Evropian për shkak të problemeve të tij të brendshme vazhdon dhe tregohet i shurdhët. Por këtë herë Rama ka avancuar edhe një hap duke folur për hartimin e një strategjie të përbashkët mes Prishtinës dhe Tiranës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025. Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave.

Ja marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë në Pejë

Qeveritë e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruan sot nën Pejë 9 marrëveshje bashkëpunimi, ku më kryesoret vlen të përmenden ajo për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming si dhe marrëveshja kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë. Marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë në Pejë: Nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming. Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Shqipërisë. Nënshkrimi i protokollit mes Ministrive të Bujqësisë për njohjen dypalëshe dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare që shoqërojnë kafshët e gjalla dhe produktet me origjine shtazore. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e rinisë. Themelimi i Dhomës Ekonomike bilaterale Shqipëri – Kosovë. Marrëveshje për njohjen reciproke të patentave për drejtuesit e mjeteve. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

Nga 1 janari, Kosova do të ketë pikën e vet të tranzitit në portin e Durrësit

Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm ajo do të ketë pikën e vet të tranzitit në portin e Durrësit. Deklaratën Rama e bëri gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Shqipëri-Kosovë, marrëveshje Romingu pa Serbinë

Kryeministri Edi Rama duket se i kishte lënë të gjitha për ti thënë në Pejë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare. Qartazi dhe prerazi, Rama tha se Shqipëria do të jetë përkrah Kosovës  përballë Serbisë dhe brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm nuk do ketë më Roming mes nesh. Rama: Meqë ata nuk duan që ne të jemi pjesë e marrëveshjes së tyre të Romingut, ne bëjmë marrëveshjen tonë të Romingut. Brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova kanë marrëveshjen  e tyre dhe nuk ka më Roming mes nesh. Kryeministri njoftoi edhe marrëveshjen për njohjen e  ndërsjellë të patentave. Rama: Ne nuk jemi shqiptarët dhe serbët, ne jemi shqiptarët dhe shqiptarët. Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentave. Një tjetër çështje në favor të lehtësimit të bashkëpunimit dhe heqjes së barriera të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave ishte pika e unifikuar doganore në Morinë. Rama: Marrëdhënia jonë me Serbinë është strategjike në afatgjatë. Por nëse Serbia e shikon këtë si shprehje të një nevoje të njëanshme gabon. Kjo është një nevojë e dyanshme dhe për këtë nevojë të dyanshme Serbia duhet të ulet në tavolinë me një fytyrë dhe jo me tre fytyra, një për Kosovën, një për Shqipërinë dhe  një tjetër për komunitetin ndërkombëtar. Të zgjedhë cilën fytyrë do të përdorë në marrëdhëniet me shqiptarët. Ne jemi të gatshëm ti rrimë përballë me të njëjtën fytyrë që do të zgjedhë Serbia. Kryeministrit  pati një propozim konkret për homologun e tij Haradinaj: Ftoj Haradinaj të bashkohet me mua në nevojën që të vendosim një fond për dy Ministritë e Jashtme dhe të fillojnë punë me konsulencë ndërkombëtare për të bërë një dokument analitik dhe strategjik “Shqipëria, Kosova dhe rruga e bashkimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025”.Një dokument demografik, ekonomik,social, i sistemeve politike dhe të gjitha këto bashkë. E di se çfarë do të thonë menjëherë në Beograd dhe kudo tjetër, por unë kam parasysh bashkimin e shqiptarëve si domosdoshmëri në rrugën e BE.