Kryeministri Rama: Nga 1 marsi paga e infermierëve dhe mjekëve rritet 14. 5%

512
Sigal

Kryeministri Edi Rama gjatë takimi me
mjekët tha se të jesh mjek në këtë vend është e vështirë, por reforma që
qeveria ka ndërmarrë do të japë rezultatet e saja më vonë. Sipas Ramës,
shëndetësia nuk është çështje thjeshtë e një shërbimi publik, por çështje e një
raporti që ka të bëjë me jetën, gjendjen fizike të njeriut.

“E gjetëm
sektorin e shëndetësisë në një situatë alarmante. 3 spitale të Tiranës, QSUT,
dhe Trauma ishin në një gjendje alarmante. Ende ka mangësi të dukshme, por ka
strategji ndryshimi, prioritet dhe një skemë mbështetje financiare, e cila
është e ndërtuar me vetëdijen se nuk i kemi paratë që t’i bëjmë të gjitha
përnjëherë por kemi mençurinë që t’i vendosim gjërat në radhën e duhur.
Dyshemetë e korridoreve të 3 objekteve u bënë proverbiale. Duke qenë i
vetëdijshëm se çfarë do që të themi ana tjetër nuk ka vullnet që ta shohë
procesin e ndryshimit, 3 vjet më parë e kishim situatën sos në 3 spitalet. Nuk
ishin pamjet e Zimbabve por pamjet e gardhit të QSUT-së, sepse aty nuk kishte
më asnjë aspirinë, sepse furnizuesit nuk çonin ilaçe se shteti iu kishte 40 milionë
borxhe. Iu merrte produktet dhe nuk iu jepte lekët.

1 milionë lekë
të vjetra  plus për mjekët që punojnë larg shtëpisë së tyre nga 4500 lekë
të reja që merrnin 3 vjet më parë. Ata duhet ta kenë rrogën më të lartë në
Shqipëri, madje më të lartë se Presidenti. Në 3 vite nuk kemi bërë asnjë rritje
nominale të rrogave, por ama jeni dëshmitarë se në raport në atë që merrnit dhe
ju mbeste në xhep, pas heqjes së taksës së sheshte të rrogës, keni marrë më
shumë. Infermierëve iu është rritur më shumë paga se iu është hequr 10%. Nga 1
mars paga mesatare e një infermieri do të bëhet 450 mijë lekë të vjetra. Sot
mjekët marrin mesatarisht 690 mijë lekë të vjetra  dhe do të marrin 780
mijë lekë vjetra në muaj. Pra paga do të pësoje një rritje prej 14.5%”, tha shefi
i qeverisë.