Kryeministri Rama: Nëse Maqedonia e Veriut çel negociatat para Shqipërisë, mund të destabilizojë Rajonin

493
Sigal

Kryeministri dhe Soreca pranojnë indirekt se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat

Rama: Nëse Maqedonia çel negociatat para Shqipërisë, mund të destabilizojë rajonin

Kryeministri Esdi Rama ka paralajmëruar në një intervistë të dhënë për Euroneës, se nëse Maqedonia e Veriut i hap negociatat para Shqipërisë, ky vendim i BE-së mund të kishte pasoja në të gjithë rajonin. Artikulli i EURONEWS: Evropa nuk shikon më nga Lindja. Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit duket se ka ardhur në një ndalesë: Kryeministri shqiptar Edi Rama e thotë këtë, i hidhur për përparësinë që Maqedonia e Veriut mund të kishte mbi vendin e tij në bisedimet e pranimit. Një fakt që – tha ai – mund të destabilizojë tërë rajonin. “Ne duhet të shënojmë – tha Kryeministri për Euroneës – se procesi i vendimmarrjes së Këshillit gjithnjë e më shumë nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në ato vende si ne bëjnë, por në situatën ose në dinamikën e brendshme politike të Shteteve të ndryshme Anëtare. Por përtej opinionit publik, ka ende shumë pengesa që Shqipëria do të duhet të kapërcejë në mënyrë që të hyjë në Union. “Ka fusha – shpjegon Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri – në të cilën institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë të punojnë: lufta e përditshme kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës që po ndryshon lëkurën”. Për arsyet e tij, Rama duhet së pari të bindë Austrinë dhe Gjermaninë, të cilat sot janë kundërshtarët më të fortë ndaj shtimeve të reja në union.

Kryeministri Rama: Fajin e mosintegrimit e ka …Europa

Kryeministri Rama qahet se fajin e bllokimit të radhës e ka situata skeptike që mbizotëron vendet e Bashkimit Evropian: Duhet të përballemi me atë që… gjithnjë e më shumë vendim-marrja e Këshillit nuk bazohet në atë që ne bëjmë, por në situatën e brendshme ose në dinamikën e brendshme politike në shtete të ndryshme anëtare. Sipas Kryeministrit, qeveria e tij i ka përmbushur detyrat e lëna nga BE-ja. Por sidoqoftë niveli i përmbushjes së tyre, në muajt e fundit vendi është trazuar nga një krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale, përgjegjësia e së cilës ka qenë kryesisht e tija. Socialistët kanë injoruar Presidentin që kishte vendosur me dekret shtyrjen e zgjedhjeve. Një seri përgjimesh u bënë publike nga gazeta gjermane Bild. Zërat e një grupi të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë edhe Ramën, trazuan edhe më tej opinionin publik për atë se çfarë kishte ngjarë në zgjedhjet e Durrësit dhe Dibrës. Por pavarësisht se ishte proces në shkelje të Kushtetutës dhe pavarësisht nivelit të ulët të pjesëmarrjes, socialistët pretenduan fitoren dhe morën drejtimin e të gjitha Bashkive. Tensionet politike janë shtuar muajt e fundit edhe për shkak të amullisë që ka sjellë reforma në drejtësi, e cila ka lënë Gjykatën Kushtetuese jo-funksionale. Dekretet e Presidentit nuk janë rrëzuar nga asnjë gjykatë. Dekreti i dytë për zgjedhjet ka vendosur që ato të mbahen më 13 tetor. Tre parti kanë kërkuar që procesi të nisë, por socialistët duke bojkotuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po bëjnë që edhe dekreti i dytë i Presidentit të mos zbatohet. Kjo është panorama e përgjithshme e muajve të fundit në Shqipëri, që zor se nuk ndikon në proceset integruese.

Dështimi i misionit të Sorecës në Tiranë

Ambasadori Luigi Soreca sa kohë që është në Shqipëri nuk ka folur asnjëherë për kanabisin, kokainën, edhe spe ka shumë eksperiencë që kur ishte prokurori i Antimafias Italiane, nuk ka folur as për mosrespektimin e Dekretit të Presidentit nga mazhoranca e cila bëri votime në kundërshtim me Kushtetutën, as për përdhosjen e institucioneve kushtetuese në mungesë të Gjykatës Kushteutese, as për korrupsionin e pandëshkuar dhe, natyrisht, as për humbjen e besimit të shqiptarëve për reformën në drejtësi, në mënyrën sesi ajo po zbatohet dhe dështimet e pritshmërisë. Në të kundërt këtyre, ambasadori i BE në Tiranë, Soreca, për të fshehur dështimin e misionit të vet diplomatik në Tiranë, flet për institucione që duhet të punojnë si tërësi ndërsa për herë të parë gjatë kësaj vere ka përmendur edhe narkotrafikun: Ka hapësira ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë të punojnë si: lufta kundër korrupsionit – që është një luftë e përditshme – lufta kundër krimit të organizuar… trafiku i drogës po ndryshon lëkurën. Zëri i Amerikës raportoi këtë javë se kultivimi i marijuanës është rikthyer në fshatrat e jugut dhe po kështu edhe në Lazarat. Televizioni publik italian Rai 3 transmetoi një reportazh ku fliste se si ka rifilluar kultivimi i marijuanës në një të tretën e Shqipërisë. Gjithashtu në këtë reportazh u fol se si grupet shqiptare të narkotrafikut kishin menduar të përdornin edhe nëndetëse për trafikun e kokainës. Kontributi i Sorekës gjatë këtyre muajve ka qenë i padukshëm. Në asnjë rast ai nuk u deklarua në mbështetje të respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve. Edhe për luftën ndaj narkotrafikut ai nuk ka thënë asgjë. Në tërë këtë situatë Rama e Soreca i përgjigjen Euronews-it sikur të ishin në një vend tjetër dhe jo në Shqipëri. Megjithatë, ndryshe nga herët e shkuara, ata nuk garantuan lajm ndryshe për tetorin. Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat.