Kryeministri Rama në Zagreb: Nënshkruhet marrëveshja strategjike me Kroacinë. Integrimi dhe hapja e negociatave për anëtarsim

551
Sigal

Integrimi  në BE është prioritet. Meritojmë të hapen negociatat

Kryeministri Rama në  Samitin e  Kryeministrave të iniciativës së Evropës Qendrore firmos marrëveshjen strategjike mes vendeve

Kryeministri, Edi Rama, së bashku me homologët e tij hungarez, maqedonas, rumun dhe sllovak ndodhen në Zagreb të Kroacisë për samitin dy ditor të Iniciativës së Evropës Qendrore. Iniciativa e Evropës Qendrore ka 18 vende anëtare dhe shërben për të arritur kohezionin në fushat e interesave të përbashkëta të vendeve dhe të mbështesë konsolidimin e zhvillimit politik dhe social të vendeve jo anëtare të BE-së. E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë e ankoruar fort në perspektivën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka theksuar Rama gjatë fjalës së tij në këtë samit. Rama ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij se përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk duhet të jenë individuale por të koordinuara dhe në këtë drejtim, ai ka vënë theksin te nevoja për të punuar edhe akoma më fort me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes vende të rajonit, gjë nga e cila do të sillte edhe një zhvillim më të shpejtë të vendeve dhe më shumë mundësi për popujt përkatës.

Firmoset marrëveshja strategjike Kroaci – Shqipëri

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë vizitës në Kroaci zhvilloi takime me krerët më të lartë si dhe me homologun e tij, Andrej Plenkoviç. Shefi i qeverisë shqiptare u prit nga homologu kroat me një ceremoni zyrtare, ndërsa kjo u shoqërua edhe me nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët për Partneritetin Strategjik, veprim ky që synon intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Të hapim negociatat për anëtarësimin

Kryeministri Rama  u shpreh se pret nga Brukseli të hapen negociatat me Shqipërinë në qershor, ndërsa kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç tha se Zagrebi mbështet hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në BE. Kryeministri Rama: Ajo që ne presim nga Brukseli është ajo që meritonim të merrnim që këtë qershor dhe është ajo që kërkon Kroacia dhe shumica e vendeve të BE, pra të hapim negociatat për anëtarësimin.  Për sa i përket Shqipërisë së Madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejtat evidente. Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës.  Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare. Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë”– tha Rama.