Kryeministri Rama në Prizren, në mbyllje të “DokuFest”

514
Sigal

Dje në Prizren, DokuFest mbylli me sukses edicionin e tij të 12- të. I pranishëm në këtë event ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili e kishte konfirmuar që më pare pjesëmarrjen e tij me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, duke u shprehur i kënaqur që ky edicion i shkëlqyer u mbështet nga të dyja qeveritë, e Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ashtu sikurse ishte premtuar më herët. Ky ishte edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dokumentar dhe atij të shkurtër “DokuFest”, me temë “Thyeji Kufijtë”. Në këtë festival morrën pjesë artistë, regjisorë e producentë të shumtë nga vendi dhe shtete të ndryshme europiane.

Mësohet se në edicionin e “DokuFest”-it, janë shfaqur rreth 250 dokumentarë dhe filma .e metrazh të shkurtër të shkurtër.