Kryeministri Rama në Bruksel takim me Junker dhe me Tusk

414
Sigal

BRUKSEL – Kryeministri Edi Rama u prit sot në Bruksel nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në kuadër të mbledhjes informate të krerëve të shteteve e qeverisë. Kreu i qeverisë shqiptare është i pari udhëheqës i Rajonin që pritet nga Juncker që pas zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni. Juncker dhe liderët europianë takohen për të diskutuar mbi 3 sfidat kryesore me të cilat po përballet aktualisht Evropa.

Rama u takua më tej me kreun e Këshillit Evropian Donald Tusk.
 
Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qeverisë shqiptare shoqërohet nga ministrat Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha dhe nga pala europiane pritet i njëjti numër përfaqësuesish në tryezë.  
 
Ky samit u realizua me ftesën e Donald Tusk, presidentit të Këshillit Europian dhe sipas axhendës së bërë publike diskutohet mbi rishikimin e paqes në Ukrainë, luftimin e terrorizmit dhe zhvillimin e mëtejshëm të Bashkimit Monetar Europian.
 
Ora 13:45 Juncker: KE do të vazhdojë asistencën në perspektivën tuaj evropiane
Takimi që kryeministri Rama pati me Juncker është përcjellë nga një deklaratë zyrtare e zëdhënëses së Komisionit Evropian. Kreu i KE-së rikonfirmoi angazhimin dhe asistencën e Komisionit në perspektivën e integrimit evropian të vendit tonë. Në fokus të bisedës mes Juncker dhe Ramës u vendos edhe situata e përmbytjeve që përfshiu jugun e vendit, ku presidenti i Komisionit Evropian shprehu keqardhjen e tij për dëmet e shkaktuara
 
Deklarata e Zëdhënëses së Komisionit Europian:
Presidenti Juncker u takua me Kryeministrin Rama këtë mëngjes. Ky ishte takimi i parë i Presidentit me Kryeministrin shqiptar, si Presidentit i Komisionit Europian.
Ata diskutuan perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE, si edhe marrëdhënien e Shqipërisë me BE dhe rolin e saj konstruktiv rajonal në përgjithësi.

Presidenti Juncker rikonfirmoi se Komisioni Europian mbetet i angazhuar në perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE dhe do të vazhdojë të ofroje asistencë që vendi të ecë përpara në procesin e pranimit në BE.

Presidenti shprehu gjithashtu keqardhjen e madhe për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa prej rajoneve të Shqipërisë. Komisioni është duke mobilizuar ndihmën e emergjencës nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.
 
Ora 12:45 Rama: Takimi me Juncker inkurajues, fjalë të mira për reformat
Kryeministri Edi Rama e vlerësoi tepër inkurajues takimin e presidentin e Komisionit Evropian. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Rama tha se Juncker vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
 
“Takim tejet inkurajues me Presidentin e KE Juncker ku dëgjuam fjalët më të mira për reformat tona shtetndërtuese”, shkruan Rama në Twitter.