Kryeministri Rama me Presidentin e Bundestagut: Sërish mbështetje për Shqipërinë

450
Sigal

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me
Presidentin e Bundestagut Norbert Lammert në kuadër të vizitës që po zhvillon
në Berlin. Përmes një njoftimi në Twitter, Kryeministri thotë se edhe
Presidenti i Bundestagut mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin
Europian.

“Edhe në takimin me
Presidentin e Bundestagut Lammert mirëkuptim i plotë dhe shprehje e qartë e
mbështetjes së Gjermanisë për Shqipërinë”, thotë Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ditës, kreu i
qeverisë shqiptare u takua edhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel.