Kryeministri Rama mbledh koordinatorët e PS për Dibrën, Lezhën dhe Shkodrën

469
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim koordinatorët e Partisë Socialiste për Dibrën, Lezhën dhe Shkodrën. Mësohet se në takim morën pjesë ministrja Lindita Nikolla, Shkëlqim Cani, Gramoz Ruçi si dhe Mimi Kodheli. Sakaq, bëhet e ditur se në qendër të diskutimit kanë qenë strukturat e Partisë Socialiste. “Çdo mbledhje që bëjmë ne, ju duhet të rrini në shi. Ikni mo bëni ndonjë punë”, kështu iu drejtua Rama gazetarëve fill pasi dola nga selia rozë.