Kryeministri Rama: Ky sezon turistik do të jetë surprizë

571
Sigal

Kryeministri Edi Rama dje mori pjesë në aktivitetin për nisjen e projektit “Smile Albania”. Gjatë fjalës së mbajtur, kryeministri njoftoi se mbi një mijë të rinj janë punësuar dhe do të mirëpresin dhe informojnë grupimet e turistëve. “Krijimi i zinxhirit turistik do bëjë, që për të huajt Shqipëria të mos jetë vetëm një vend i bukur me diell. Dua të nënvizoj që, sidoqoftë, në fund fare, gjithkush prej nesh duhet ta kujtojë që gjithçka duhet të nisë nga pastërtia. Në këto gjashtë muaj është bërë një punë titanike”, tha Rama. Kryeministri vijoi duke e cilësuar si mjaft të rëndësishme rritjen e kapaciteteve pritëse për turistët. Rama u ndal edhe te programi “100 fshatrat”, duke theksuar se synohet shtimi i zonave çlodhëse. “Do mësojmë shumë nga ky sezon dhe mund ta themi se do jetë sezoni më i pastër dhe i sigurt. Vjet prekëm tavanin e pesë milionë turistëve, ndërsa këtë vit presim që të kemi rezultat edhe më të mirë. Jam i bindur se ky sezon do jetë surprizë. Do ndihet që ka shtet dhe gatishmëri për t’u shërbyer atyre që vizitojnë shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Rama.