Kryeministri Rama: Ka konspiracion për rrëzimin e qeverisë

547
Sigal

Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se qeveria e tij po punon fort me një plan masash, të cilat prekin fusha të ndryshme, ndërsa theksoi se njëra prej tyre është edhe largimi i opozitës nga “Bota e Filmave”. Duke u ndalur tek rasti i “Babales”, Rama deklaroi se kjo ishte një manovër e Partisë Demokratike për të krijuar konspiracion për rrëzimin e qeverisë. Kryeministri Rama tha se në këtë rast kemi korrupsion dhe përfshirje të PD-në, ndërsa iu bëri apel edhe mediave të zbulojnë të vërtetën e saj. “Platforma? Kam qenë i zënë dje me demaskimin e kinostudios dhe nuk kam parë ndonjë platformë, por duke sjellë në vëmendjen tuaj faktin që në filmin babale 1,2 kemi bashkëpunim me elementë te krimit të organizuar. Të burgosur për krim të organizuar. Kemi korrupsion dhe konspiracion, kemi përfshirje të drejtpërdrejt të partisë në bashkëpunim dhe me oferta korruptive, por kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe është shkruar në dy skuta. Unë do tu ftojë, që të jepni një ndihmese, që kjo shfaqja të mos kalojë si një nga shfaqjet e radhës. Së shpejti, këtë paketë do ta ndajmë me opozitën dhe për ta kthyer nga bota e filmave në botën e luftës kundër krimit.”, – tha kryeministri Rama. Kryeministri i vendit Edi Rama tha se programi pilot për vendosjen e oficerëve në shkollë do të vihet në jetë dhe zbatimi i programit do të shtrihet në 150 shkolla, me oficerë të trajnuar posaçërisht për këtë punë. Oficeri nuk do të ketë rolin e policit, por të kujdestarit, vëzhguesit dhe ndërmjetësit me trinomit nxënës-mësues-prind.