Kryeministri Rama ironizon deputetët holandezë. Ruçi: Në socializëm nuk kishim, as drogë, as korrupsion

594
Rama: Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact-finding” (faktmbledhëse)
Kryeministri sulmon deputetët holandezë, siç bëri me gjermanin Krichbaum, Ruçi nostalgji për Diktaturën
8 deputetë holandezë erdhën në Shqipëri, që të njihnin realitetin, në prag të vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në qershor, nëse do të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Në përfundim të vizitës së tyre, deputetët holandezë u treguan skeptikë, për shkallën e mosrealizimit të reformave të integrimit. Njësoj si Krichbaum, holandezët nuk e fshehën mendimin kundër hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Çështjet e korrupsionit, të krimit të organizuar, mosndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar, dyfishimi i të arrestuarve shqiptarë për krime serioze në vendin e tyre, i bënë të mendojnë se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, një qëndrim që e shprehën hapur në media.
Sërish kryeministri Rama tallet me deputetët holandezë
Kryeministri Rama e bëri një herë, që të kritikonte drejtpërdrejtë, me gjuhë ironie, fyese deputetin gjerman Krichbaum, i cili ishte shprehur publikisht, se është ende herët që me Shqipërinë të hapen negociatat, para se të shkonte në Berlin dhe të takohej aty me kancelaren Merkel dhe me deputetët gjermanë, për të lobuar për hapjen e negociatave. Një ditë pasi holandezët u larguan, Edi Rama reagoi me tallje dhe ironi. Jo më i fshehur pas shkrimeve denigruese, por me zë dhe figurë, ai sulmoi holandezët, kur tha, se vizita të tilla e bëjnë për të qeshur. “Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact-finding” (faktmbledhëse). Vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, takojnë ca deputetë. Takojnë edhe mikun tim të shtrenjtë, me të cilin na bashkon, sigurisht në mënyra të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe largohen. Dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite? Ndërkohë që Komisioni Evropian është një ushtri ekspertësh të panumërt që hanë fakte, pinë fakte, flasin fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte. Si mund të kontestohet apo të thellohet raporti i kësaj ushtrie që është në terren çdo ditë me fluturime gjysmë-ditore, me takimet e 5 politikanëve?” u shpreh Rama, që për ironi sulmin e bëri në një aktivitet të Ditës së Evropës.
Kryeparlamentari Ruçi: Diktatura nuk kishte as drogë, as kriminelë, as korrupsion
Akoma më nervoz u shfaq Gramoz Ruçi, që nuk ngurroi të flasë për të mirat e diktaturës, kohë kur nuk kishte as kriminalitet, as drogë, dhe as korrupsion. Ruçi shkoi më tej kur e bëri bashkëfajtore Holandën për kanabisin që kultivohet dhe trafikohet nga Shqipëria. “Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik mua, meqë vij nga sistemi i kaluar. Në atë sistem nuk kishte as drogë, as korrupsion, as prostitucion dhe as kriminalitet. Ne bëmë zgjedhjen tonë, ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim, siç u hap, ose duhet të mbanim diktaturën dhe të qëndronim mbyllur pa këto fenomene. Dhe të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Evropë, por i gjetën mes evropianëve. Dhe gjithë kjo betejë ose kjo luftë duhet fituar bashkërisht. Se do të vazhdoja t’i thosha kolegut holandez që, nëse është njollë e zezë mbjellja e hashashit, e vetmja në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia është në Holandë, tregu është në Holandë, se është e ligjëruar dhe unë nuk akuzoj Holandën që është vendi i BE, por kam të drejtën të mos më identifikojnë mua si vend me këto, por të më vlerësojë për përpjekjet që unë bëj dhe rezultatet e arritura si rezultat i zbatimit të ligjit deri tek vetingu për ta përvëluar këtë fenomen negativ për vendin tonë”.
Shfajësim i dështimit të hapjes së negociatave?
Në të parë, të duket absurde, që kryeministri Rama të përdorë sulmin dhe ironinë publike kundër deputetëve të Holandës, për të shprehur pakënaqësinë e vet, pse ata nuk e mbështetin, kur kemi parasysh që shkrimet kundër deputetit gjerman Gynther Krichbaum u bënë shkak i refuzimit të paprecedent të darkës që Edi Rama organizoi në Berlin me deputetët gjermanë. Gjermanët anuluan edhe vizitën në Tiranë, sepse e konsideruan denigrimin e Krichbaum, një vendim politik të qeverisë shqiptare, për hir të qëndrimit të tij kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë. Madje Rama kërkoi ndjesë në Berlin për shkrimet, duke i konsideruar reagime spontane të mediave të lira dhe duke mos pranuar asnjë nga akuzat, se ishte ai vetë që fshihej pas tyre. Gjuha që përdorin Rama dhe e Ruçi janë shprehje e nervozizmit dhe pasigurisë që shkaktojnë deklaratat e evropianëve, por kësaj radhe tregojnë edhe, se kush e nxiti baltosjen e deputetit Krichbaum. Atëherë, lind pyetja: Pse Rama përsërit gabimin politik? Për të shfajësuar dështimin e pritur për mos hapjen e negociatave? Apo, kërkon që fajin e këtij dështimi, ta hedhë mbi BE-në pa ndjerë kurrfarë përgjegjësie politike për keqqeverisjen e vet 5-vjeçare? Apo, ndoshta, qëllimisht kryeministri Rama provokon durimin e BE-së, sepse në të vërtetë nuk dëshiron kurrsesi që BE-ja të fillojë procedurat e hapjes së negociatave? Sepse, një kryeministër që nuk dëshiron, nuk ka vullnet për të luftuar krimin dhe korrupsionin, që kërkon të marrë dhe të mbajë peng gjithë Drejtësinë, monitorimi i afërt i proceseve të demokratizimit të Shqipërisë me reforma integruese do ta shqetësonte të qeverisë me autoritarizëm, me arrogancë, pa i dhënë askujt llogari për keqqeverisje. 
Kryeparlamentari Ruçi: Diktatura nuk kishte as drogë, as kriminelë, as korrupsion
Akoma më nervoz u shfaq Gramoz Ruçi, që nuk ngurroi të flasë për të mirat e diktaturës, kohë kur nuk kishte as kriminalitet, as drogë, dhe as korrupsion. Ruçi shkoi më tej kur e bëri bashkëfajtore Holandën për kanabisin që kultivohet dhe trafikohet nga Shqipëria. “Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik mua, meqë vij nga sistemi i kaluar. Në atë sistem nuk kishte as drogë, as korrupsion, as prostitucion dhe as kriminalitet. Ne bëmë zgjedhjen tonë, ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim, siç u hap, ose duhet të mbanim diktaturën dhe të qëndronim mbyllur pa këto fenomene. Dhe të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Evropë, por i gjetën mes evropianëve. Dhe gjithë kjo betejë ose kjo luftë duhet fituar bashkërisht. 
Sigal