Kryeministri Rama “fut në dorë” edhe SHISH

673
Petraq Barjami

“Fshesë” në Shërbimin Informativ Shtetëror, për të emëruar aty militantët 
SHISH ishte institucioni i dytë, pas KLSH-së, të cilin ende kryeministri Rama e kishte objektiv, që ta “rilindte”. Për ta “rilindur” SHISH, kryeministri Rama nuk iu desh që të ndërmerrte reformë, për të ringritur institucion me emërtim tjetër, sikurse veproi me KLD-në, Prokurorinë e Përgjithshme, etj. por me dorëheqjen e Vishos, gjërat u thjeshtuan. Kryeministri Rama emëroi të komanduar Helidon Bendon, i cili brenda pak muajsh ndërmori reformën e “Fshesës” ndaj gjithë nëpunësve, specialistëve, drejtuesve. Ka mbetur, të rilindë edhe ngjyrat e mureve të brendshme të godinës së SHISH. 
Problemi i kryeministrit …burimet e SHISH për kultivimin e transportin e hashashit
Kryeministrit Rama ndoshta nuk i ka pëlqyer që SHISH ka dhënë informacione, sidomos për trafikimin e hashashit në Shqipëri, pa u “filtruar” nga kryeministria për akordim, sikurse bën me statistikat e INSTAT. Në kulmin e lulëzimit të kanabisit, nga mesi i vitit 2016, në tryezën e Edi Ramës nisën të bëhen më të shpeshta informacionet për implikimin e policëve në biznesin e drogës. Gjithsej 59 raporte me informacione për 127 policë të survejuar nga agjentët e SHISH, rrodhën në media pak muaj më parë. Në këto dokumente u përmendën për herë të parë Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, policët e dosjes Tahiri, që konsiderohen hallkat kyçe në zinxhirin që lidh kampionët e qeverisë me nënkampionët e kanabisit. Prokuroria e Krimeve të Rënda i përdori atëherë disa sinjale të SHISH si pikënisje për dosjet hetimore. Qeveria heshti. Me Visho Ajazi Likën, kryeministri u nda me një shtrëngim duarsh, një dekoratë dhe me propozimin si ambasador në NATO. Me bashkëpunëtorët e Visho Ajazit, bashkë hartues të raporteve të kanabisit, pati vetëm ndëshkime.
Fshesa e drejtuesit të komanduar
Pa kaluar 2 muaj nga largimi i Visho Ajazit, zëvendësi i tij, Helidon Bendo largoi nga detyra të gjithë drejtuesit e mëparshëm. Spastrimi në SHISH gjatë kësaj kohe është rrënjësor dhe stafi i vjetër drejtues është lëvizur. Ja emrat e drejtuesve të SHISH që u zbritën në detyrë me urdhër të drejtuesit aktual, Helidon Bendo. Vlen të thuhet se një pjesë e të shkarkuarve kanë marrë vlerësime nga partnerët e huaj, në veçanti nga SHBA, ndërsa të gjithë janë bashkëhartues të raporteve të zbulimit të policëve të implikuar në trafik droge. Vlen të thuhet, se vetë Bendo ka një bashkëpunim të gjatë me ish-drejtuesit e shkarkuar, pasi ka qenë zëvendës i Visho Ajazi Likës. Për momentin, Helidon Bendo, mbetet drejtuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Raportet që hartoi SHISH kanë qenë temë diskutimi në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Bujar Nishani ka pranuar se, veç Edi Ramës, me të dhënat ishte njohur ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ishte koha kur akuzat ndaj Edi Ramës për lidhje me krimin dhe drogën u përshkallëzuan me çadrën e protestës para kryeministrisë. Ishte koha kur Rama dhe Tahiri i gruponin në “frontin e së keqes”, ata që denonconin kanabisin. Raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror sinjalizonin se situata kishte dalë jashtë kontrollit në policinë e shtetit. Ato ishin dëshmi tronditëse, se deri ku shkoi implikimi i policisë në biznesin e kanabisit. Një skandal të këtyre përmasave, qeveria nuk mund t’ia lejonte vetes para zgjedhjeve. Të dhënat u mbajtën të fshehta deri kur Antimafia Italiane arrestoi Habilajt, solli përgjimet në Tiranë dhe skandali shpërtheu fort në opinionin publik. Po bëhen 5 muaj që kur italianët sollën në Shqipëri materialet e dosjes Tahiri. Janë dashur pak muaj që gjithçka të ndryshojë në prokurori dhe në SHISH, jo thjesht në emrat e drejtuesit, por edhe në nivelet e tjera të të dy institucioneve.
Lista me emrat e shkarkuar nga detyra
Ish-Drejtori i Zbulimit, Ferdinand Nuku
Ish-Drejtori i Kundërzbulimit, Kujtim Prifti
Ish-Drejtori kundër Krimit të Organizuar, Robert Tuci
Ish-Drejtori i Arshivës Sekrete, Nestor Babameto
Ish-Drejtori i Sigurisë së Personelit, Astrit Qinani
Ish-drejtori i Tiranës, Nevzat Shehu dhe dy ish-nëndrejtorët
Ish-Drejtori i Durrësit, Tonin Prendi
Ish-Drejtori i Dibrës, Bardhok Gega
Ish-Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, Hazbi Brahja
Lista me drejtuesit e rinj të emëruar në detyrë
Mevlut Matraku, drejtor i Performancës
(krijohet drejtori e re)
Refail Milo, Drejtor i Administratës- (krijohet drejtori e re)
Qerim Dede, Drejtor i Sigurisë në Aparatin Qendror
Gëzim Bime, drejtor në KKE në Aparatin Qendror
Agim Karalliu, Drejtor i SHISH në Tiranë
Ilir Tafa, Drejtor i SHISH, Durrës
Eltjon Nikolla, Drejtor i SHISH në Fier
V.E drejtor i SHISH në Elbasan
R.S, Drejtor i SHISH, Sarandë
Astrit Alija Drejtor i SHISH, Dibër
Ismail Salliu Drejtor i SHISH, Vlorë,
Xhevdet Zeqo, Drejtor i SHISH, Gjirokastër,
Julian Marku, Drejtor i KKON në AQ
Sigal