Kryeministri Edi Rama/ Emigrantëve u hapen portat e Shqipërisë për fuqi të huaj punëtore.Shqipëtarët ikin azilantë në Evropë

595
Sigal

Kryeministri Rama: S’kemi fuqi punëtore për kantieret, do kërkojmë nga jashtë

Hapen portat e Shqipërisë për emigrantët të punojnë, ndërkohë që shqiptarët arratisen

Dje kryeministri Rama, në mbledhjen e qeverisë, duke ekspozuar planin e rindërtimit pas dëmeve katastrofike të tërmetit të 25 nëntorit, pohoi se në Shqipëri duhen mijëra punëtorë të huaj, prandaj qeveria në 19 dhjetor do të miratojë një paketë projektligji. Kryeministri Rama: Procesi i ndërtimit kërkon fuqi të madhe punëtore. Nga eksperienca dhe çfarë kam parë nga kompanitë, kemi probleme në fuqitë punëtore në ndërtim. Duhet përfituar që të kërkojmë fuqi punëtore të huaj, në rast se del nevoja për fuqi punëtore. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në datën 19 duhet të kalojë paketa për aksesin në fuqi punëtore, që kompanitë të marrin nga jashtë. Do nisim punën në Laç për t’i hapur rrugën këtij procesi.

Ndërkohë që kryeministri kërkon mijëra punëtorë të huaj, mijëra shqiptarë “arratisen” ëdo muaj nga Shqipëria për shkak të papunësisë, mjerimit dhe kërkojnë azil ekonomik në shtetet e Evropës, saqë në Francë kërkesat e shqiptarëve për azil janë të dytët, pas refugjatëve sirianë. Kohë më para mediat e huaja kanë shkruar se në Shqipëri do të dërgohen refugjatë, të cilëve u është mohuar qëndrimi në vendet e Evropës Qendrore, sidomos në Gjermani, Austri, dhe mbase, këta refugjatë do të vijnë në Shqipëri, edhe si fuqi punëtore.