Kryeministri Rama emëron dy drejtorët teknikë, atë të burgjeve dhe hipotekës

547
Pasi e refuzoi fillimisht emrin e drejtorit teknik të burgjeve, propozuar nga Partia Demokratike, kryeministri Edi Rama gjatë ditës së djeshme e ka firmosur emërimin e tij. Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e drejtorit teknik të Burgjeve, Arjan Hoxha dhe atë të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Arjan Bylykbashi, propozime këto të opozitës, pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha. Bylykbashi ka mbajtur deri në 2013-ën detyrën e Drejtorit të Përmbarimit në Tiranë, ndërsa është larguar nga ky post pas ardhjes së socialistëve në pushtet. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për drejtorin teknik të Burgjeve, Arjan Hoxha, edhe ai i larguar nga detyra e Shefit të Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në vjeshtë të 2013-ës.
Sigal