Kryeministri Rama do të ndodhet në Berat më 16 mars, ditën e protestës të Opozitës

469
Sigal

Opozita do të zhvillojë më 16 mars një tjetër protestë të madhe përpara selisë së qeverisë. Kjo është protesta e parë e madhe që pas vendimit për djegien e mandateve dhe daljes jashtë Kuvendit. Ndërkohë burime të gazetës “Telegraf” mësojnë se Kryeministri Rama nuk sërish nuk do të jetë në Tiranë atë ditë. Kryeministri Rama do të nisë sot një vizitë dy ditore në qarkun e Beratit, në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Ervin Demo, ish-zv.ministrin e Arsimit të dorëhequr për shkak të doktoraturës plagjiaturë. Ndërkohë dje punëtorët kanë marrë masat të rrethojnë markizën përballë hyrjes së Kryeministrisë, strukturë e cila u dëmtua gjatë protestës së 16 shkurtit.